Zëvendës shefi i Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së, Marian Gabriel, ka thënë se roli i vëzhguesve të BE-së në këto zgjedhje është i njëjtë me misionin e kaluar.
Gabriel në një intervistë dhënë Telegrafit ka folur për numrin e vëzhguesve që do të jenë të pranishëm në zgjedhjet e 6 tetorit dhe se në cilat komuna do të jenë të pranishëm këta vëzhgues. Ndër të tjera në këtë intervistë ai ka treguar edhe mesazhin e BE-së për qytetarët e Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet e parakohshme.
“Roli i vëzhguesve të BE-së është i njëjti sikurse në të gjitha misionet e zgjedhjeve të kaluara. Mandati ynë kryesor është të vlerësohet procesi i zgjedhjeve, dhe pastaj ta prodhojmë një raport të mirëfilltë mbi zgjedhjet në Kosovë. Natyrisht duhet të jemi të paanshëm gjatë vlerësimit të procesit zgjedhor.Dhe, kjo nuk është e gjitha që e bëjmë por, është pjesa e parë kryesore e mandatit tonë. Gjithashtu mundohemi me përmirësua procesin zgjedhor duke ofruar rekomandime për institucionet e Kosovës, dhe besojmë që këto rekomandime do të kenë ndikim në përmirësimin e procesit”, ka thënë ai.
Gabirel ka thënë se në Kosovë për këto zgjedhje në total do të jenë rreth 100 vëzhgues të misionit të BE-së, të vendosur në disa lokacione.
“Ekipi kryesor ka ardhur tashmë, ekipi bërthamë ka ardhur nga 15 shtatori. Momentalisht jemi nëntë ekspert në Prishtinë, që po i mbulojmë aspektet e ndryshme. Unë jam ai që po e kryesoj këtë ekip. Gjithashtu i kemi 18 vëzhgues afatgjatë që janë të trajnuar për këtë punë, si dhe 18 vëzhgues të huaj që po punojnë në ekipe nga dy, të cilët janë dërguar në nëntë lokacione të ndryshme në Kosovë, ku po i mbulojmë të gjitha komunat. Për shembull, kemi një ekip në Mitrovicën e Jugut që e mbulon edhe Vushtrrinë dhe Skenderajn, dhe një ekip në Mitrovicën e Veriut që po e mbulon Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Zveçanin”, ka theksuar ai duke shtuar se edhe një numër i vëzhguesve do të vijnë para ditës së zgjedhjeve.
“Do të kemi një numër tjetër të kolegëve që do të vijnë pak para ditës së zgjedhjeve, që t’i mbulojnë edhe pjesët tjera. Edhe 36 vëzhgues që do të vijnë për ta mbuluar procesin e zgjedhjeve. Po ashtu do të na bashkohen edhe anëtarët e komunitetit diplomatik prej vendeve anëtare të BE-së. Ne do të iu ofrojmë trajnime specifike për ditën e zgjedhjeve kur do t’i bashkohen misionit. Po e presim edhe delegacionin nga Parlamenti Evropian, që do të vijnë pak para ditës së zgjedhjeve dhe do t’i bashkohen ekipeve tona vëzhguese. Pra, në total për këto zgjedhje në Kosovë do të jemi diku rreth 100 vëzhgues, që mendoj se është një numër mjaft i madh”, ka theksuar ai.
Ai ka treguar edhe mesazhin e BE-së për qytetarët dhe politikanët për këto zgjedhje.
“Mesazhi ynë i përfshinë të gjithë popullin e Kosovës, por edhe politikanët. Do të donim të kishim një proces elektoral sa më transparent, fer, dhe ta shohim Kosovën që ta mbërrij këtë lloj kualiteti të procesit zgjedhor, që njerëzit të jenë të gatshëm dhe të dalin sa më shumë të votojnë, në mënyrë që të vendosin për rezultatin e tyre”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Gabriel, në këtë intervistë i është përgjigjur edhe kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se para zgjedhjeve në vitin 2017, vëzhguesit e BE-së e kishin kontaktuar shumë herë, por se sipas tij kur kishin probleme e kërcënime ditën e zgjedhjeve – as në telefon nuk u janë përgjigjur.
Ai ka thënë se është i befasuar nga deklaratat e Rashiq, pasi që sipas tij është takuar me të dhe kanë biseduar për këto çështje.
“Kjo është pyetje shumë interesante për shkak se kemi pasur mundësi të diskutojmë me Nenad Rashiqin kur jemi takuar të hënën me të në Graçanicë. Gjithashtu jemi duke u takuar me përfaqësuesit e tjerë të të gjitha partive. Po ashtu vëzhguesit afatgjatë po takohen me kandidatët në nivel lokal. Pra, ky është roli ynë, të mbledhim informacione dhe të gjitha kërcënimet, frikësimet gjatë procesit elektoral”, ka thënë ai duke shtuar se të gjitha kërcënimet duhet vërtetuar me dëshmi, në mënyrë që të vendosen në raportin final.
“Duhet gjithashtu të dimë nëse këto janë vetëm fjalë që i thotë dikush, apo edhe ka dëshmi për këto. Ne do t’i mbledhim këto informata dhe t’i vendosim në raportin final, që do të publikohet pas ditës së zgjedhjeve. Unë isha pjesë e misionit në vitin 2017 për zgjedhjet, dhe kemi pasur diskutime me politikanë të tjerë serbë, andaj jam pak i befasuar nga komenti i zotit Rashiq. Kjo për shkak se nëse e lexon raportin tonë të 2017-ës, e kemi bërë të qartë problemin e frikësimeve, kërcënimeve, gjatë fushatës. Po ashtu, edhe titulli i këtij raporti ka qenë ‘Dy fytyrat e zgjedhjeve në Kosovë’. Dhe, në raport mundeni me pa që qartë i kemi shpreh këto frikësime. Edhe zotëri Rashiq nëse e lexon raportin, mund ta shoh që e kemi theksu se sidomos kjo ka ndodhur në komunat serbe”, ka theksuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje