LAJMI I FUNDIT:

Mësohen 40 të nominuarit për çmimin ‘Golden Boy 2019’, në listë emra që kanë shpërthyer këtë vit

Mësohen 40 të nominuarit për çmimin ‘Golden Boy 2019’, në listë emra që kanë shpërthyer këtë vit

Një ditë pasi Lionel Messi e fitoi çmimin ‘FIFA The Best’ në Milano, Tuttosport e ka publikuar listën prej 40 emrave që do të konkurrojnë për çmimin ‘Golden Boy’.

Një çmim që jepet nga gazetarët për futbollistin më të mirë të ri (nën moshën 21 vjeç) që luajnë në Evropë për një vit kalendarik.


Gazetat që votojnë janë: Bild (Gjermani), Blick (Zvicër), A Bola (Portugali), l’Équipe (Francë), France Football (Francë), Marca (Spanjë), Mundo Deportivo (Spanjë), Ta Nea (Greqi), Sport Express (Rusi), De Telegraaf (Holand ), dhe The Times (Britani e Madhe).

Secili votues ka të drejtë të votojë pesë lojtarë, duke i dhënë më të mirit 10 pikë, vendit të dytë shtatë pikë, vendit të tretë pesë pikë, tri pikë vendit të katërt dhe një pikë vendit të pestë.

Çmimi që lojtari më i mirë i ri e merr nga Tuttosport

Këtë çmim e kanë fituar deri më tani emra si Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Paul Pogba, Raheem Sterling dhe Anthony Martial.

Por ka edhe nga ata që kanë dështuar si Anderson në vitin 2008, Alexandre Pato në vitin 2009, Mario Balotelli në vitin 2010 dhe Renato Sanchez në vitin 2016.

Renato Sanchez, një nga fituesit

Por dy të fundit po tregojnë nivel të lartë e ata janë Kylian Mbappe dhe Matthijs de Ligt.

Pra, kush janë 40 të nominuarit  për çmimin e vitit 2019?

Aty ka emra dhe kandidatë serioz si – Joao Felix, Jadon Sancho dhe De Ligt që e ka fituar njëherë.

Më poshtë është lista e plotë e Tuttosport për 40 talentët.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori