Një prej kompanive lidere në Kosovë për dërgim dhe pranim të parave dhe kryerjen e të gjitha llojeve të pagesave Moneta-MoneyGram sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin e dyqaneve Meridian Express.
Prej sot të gjithë klientët e Moneta-MoneyGram do t’a kenë edhe më të lehtë qasjen në shërbimet që ofron kjo kompani përmes marrëveshjes me rrjetin e dyqaneve Meridian Express. Ky është vetëm fillimi i një marrëveshje të frytshme afatgjate në mes të këtyre dy kompanive.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes prezent ishin drejtori ekzekutiv i Meridian Express, z. Agon Gashi dhe drejtori ekzekutiv i Moneta-MoneyGram, z. Arben Ferri. Ky i fundit potencoi se kjo marrëveshje është vetem fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë gjithmonë duke e pas parasysh qëndrimin më afër qytetarëve dhe duke ju ofruar qasje të shpejtë në shërbimet e Moneta-MoneyGram.
Për fillim shërbimet e Moneta-Moneygram do të ofrohen në tri pika të dyqaneve të Meridian Express, atë në Rrugën B, lagjen Arbëria dhe lagjen Emshir (afër Universitetit UBT), në qytetin e Prishtinës. Të gjitha këto pika janë në shërbim të klientëve nga ora 08:00 deri në orën 22:00, gjatë gjithë javës.
Ferri dhe Gashi premtuan se gjatë muajve në vijim do ta zgjerojnë rrjetin e bashkëpunimit edhe në pika tjera të Meridian Express në gjithë Kosovën e që lokacioni i radhës pritet të jetë në lagjen Marigona Residence.
Duhet cekur se Moneta – MoneyGram vepron në më shumë se 150 pika në gjithë Kosovën dhe se ky bashkëpunim është më se i mirëseardhur për të gjithë qytetarët dhe klientët e kësaj kompanie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe