LAJMI I FUNDIT:

Përparim Dushi fitues i garës në disiplinën malore në Grashticë

Përparim Dushi fitues i garës në disiplinën malore në Grashticë

Përprarim Dushi i Auto Klubit Prishtina Racing Team është fitues i garës në Grashticë, e pesta me radhë në disiplinën malore për Kampionatin e Kosovës.

Dushi ka munguar për një kohë të gjatë, por është kthyer si një kampion i vërtetë.


“Zhuqa” me Mitsubishi Evo 9, shtegun e gjatë 3 kilometra e kaloi për 01:38.634 (vozitja e parë) e 01:38.603 (vozitja e dytë) dhe me kohën e përgjithshme prej 03:17.237 minuta doli i pari në plasmanin e përgjithshëm.

“Jam inkuadruar me vonesë në kampionatin e sivjetmë, por gjithsesi jam i kënaqur me rezultatet e arritura. Sot ishte një garë e mirë, me konkurrencë të fortë dhe me pjesëmarrje të mirë garuesve. Shtegu ishte pak i rrëshqitshëm, por e kam menaxhuar mjaft mirë garën dhe në këtë mënyrë arrita deri te fitorja”, ka thënë Dushi pas fitores, i cili më pas ka shtuar: “Veturën e kam blerë vetëm para dy garave, jam i kënaqur me gjendjen e saj, ndërsa e falënderoj sponsorin tim 3P SHPK – DHL, dhe KUJTESA, për ndihmën e madhe që më ofron”.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Bardhyl Canollit të Eurogoma Racing Team, i cili me Radicall SR8 LM, në krahasim me Dushin u vonua për 00.367 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Blerand Hasanajn e DTM-së, i cili me Opel Astra GSI ishte për 04.954 sekonda më i ngadalshëm se fituesi.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prishtina RT, e dyta Euorgoma RT ndërsa në pozitën e tretë Prizreni D&G.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori