LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli triumfon te Dukagjini

Feronikeli triumfon te Dukagjini

Feronikeli ka fituar në udhëtim te Dukagjini me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ipko Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe raste nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të gjej cakun.


Rastet më të në këtë pjesë ishin ato të Altin Merlaku (3′) dhe Demiri (23′) për vendasit dhe ato të Besmir Bojku (10′) e Kastriot Rexhës (25′) për mysafirët, por asnjëri nuk përfundoi në portë.

Në pjesën e dytë, Dukagjini filloi më mirë duke tentuar një gol të shpejt të epërsisë, por pa pasur sukses.

Në vazhdim ishin mysafirët që morën lojën në dorë duke tentuar me Mendurim Hotin (50′), por goditja e tij nga afërsia shkoi mbi portë.

Tre minuta më vonë, Hoti u përkujdes të asistoj për Rexhën, i cili shënoi për 1-0.

Dukagjini në minutën e 69-të ishte shumë afër të barazoj rezultatin, por Rexha e hoqi topin nga vija e portës, ndërsa në minutat shtesë Mevlan Zeka shënoi për 2-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Feronikeli e sheh veten në pozitën e dytë me 12 pikë, po aq sa lideri Gjilani, ndërsa Dukagjini mbetet i fundi me vetëm një pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Kalo në kategori