Në Prishtinë, është promovuar libri monografik “Nexhmije Pagarusha”, e autorëve Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha.
Më këtë rast, redaktori i librit, Bardh Rugova theksoi se pa një sistem të mirë vlerash një shoqëri është e hutuar, e ngatërruar dhe e humbur.
“Nëse politika merret me emergjenca, kultura merr shumë kohë për t’u ndërtuar, do breza. Mjafton një emergjencë e gabuar dhe pak prishje e sistemit të vlerave, për t’u kthyer sërish në një shkretirë … Shitemi i vlerave nuk është për sedrën e atij që është në vendin e parë. Një artist i vërtetë kurrë nuk motivohet nga shpërblimi financiar, apo nga ndonjë medalje…10:30 Të jesh artiste nënkupton shumë adhurues, një vetmi e thellë dhe e errët. Rrëfimi për një rastiste, është rrëfimi për vetminë, shpirti krijues është vetmitar në kohën e tij, pastaj ndër breza përmes ndikimit kulturor lulëzon e shndërrohet në burim krijimesh të tjera”, tha Rugova.
Profesori dhe kompozitori Fahri Beqiri duke e vlerësuar lartë krijimtarinë dhe bashkëpunimin që ka pasur me Nexhmije Pagarushën, tha se për gjysmë shekulli ka treguar për punën e saj.
“Se çka kam pas me Nexhmijen për gjysmë shekulli, e kam tregu me punë me bashkëpunim, madje edhe me komponime. Fati ka deshtë që komponimet e fundit janë realizuar fal edhe vullnetit, edhe moshës që e kam pas në atë kohë, e që kam pas vullnet edhe trimëri me shkruar për Nexhmijen”, tha Beqiri.
Ministri në largim i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi duke folur për daljen në skenë të këngëtares Nexhmije Pagarusha, në kohën kur ajo ishte e re, theksoi se kjo dalje nuk ishte e lehtë në rrethanat e ish-Jugosllavisë.
“Në një kohë kur Kosova nuk njihej shumë, sidomos sa i përket kulturës, një zë do të bëhej shkas që vendi ynë i vogël i Ballkanit, Kosova, të prezantohet më ndryshe. Shpejt ky zë nuk do të përfaqësonte vetëm Kosovën, por ishte edhe markë e krejt ish-Jugosllavisë”, tha Gashi.
Monografia është e ndarë në 13 kapituj, ku prezantohet jeta dhe krijimtaria e Pagarushës prej tetë dekadash, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe