LAJMI I FUNDIT:

Armend Dallku prezantohet si trajner i Prishtinës

Armend Dallku prezantohet si trajner i Prishtinës
Armend Dallku (Foto: FC Prishtina/Twitter)

Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri, ish-lojtarin e tyre Armend Dallku, pas largimit të Bylbyl Sokolit.

Gjatë ditës, klubi më i madh nga Kosova thirri konferencë të jashtëzakonshme ku u zbuluar largimi i Sokolit për shkaqe shëndetësore, vetëm tri javës pas marrjes së detyrës.

Në konferencë drejtuesit e klubit kryeqytetas gjithashtu zbuluan se drejtimin e ekipit do ta marr ish-lojtarin i tyre, Armend Dallku, i cili ishte deri tani trajner i juniorëve.


E papritur, Bylbyl Sokoli jep dorëheqje si trajner i Prishtinë
Lexo po ashtu E papritur, Bylbyl Sokoli jep dorëheqje si trajner i Prishtinë

Nuk ka vonuar shumë dhe Prishtina tashmë ka prezantuar Dallkun në detyrën e re, duke treguar se vushtrriasi ishte zgjedhje e përbashkët e kryesisë së klubit.

“Iu thash edhe lojtarëve sot, si pikë e parë është e vështirë të vendosësh, normalisht sepse jam vetëm në fillimet e mia të karrierës si trajner. Mirëpo, duke e marrë parasysh se 85-90 për qind të futbollistëve i njoh, e di se çfarë kapaciteti kanë, e di se çfarë mund të bëjnë këta futbollistë dhe pa asnjë hezitim e kam pranuar që të jem trajner i ekipit të Prishtinës”, ka thënë fillimisht Dallku për faqen zyrtare të klubit.

“Se sa do të jem gjatë është pikëpyetje, por Prishtina i ka futbollistët më të mirë, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe mund të them edhe më larg”.

Sokoli tregon arsyen pse dha dorëheqje nga Prishtina: Do të operohem, kontrata është ndërprerë me bashkëpunim
Lexo po ashtu Sokoli tregon arsyen pse dha dorëheqje nga Prishtina: Do të operohem, kontrata është ndërprerë me bashkëpunim

“Ka pasur disa probleme dhe disa shqetësime brenda ekipit edhe klubit, mirëpo unë po shpresoj që do ta zgjedhim shumë shpejtë dhe do ta shohim atë Prishtinën që po e themi që të gjithë e dëshirojmë, mirëpo është e kuptueshme që nuk e kemi shkopin magjik që gjithçka të ndryshoj brenda natës”.

“Bashkë me shtabin teknik ne kemi ardhur për ndryshim dhe ky ndryshim do të shihet që në ndeshjen me Gjilanin”, përfundoi trajneri i ri i Prishtinës.

Ndryshe, Dallku ka qenë edhe reprezentues i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë në të kaluarën duke zhvilluar 64 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Kalo në kategori