Makina e parë SUV nga Ferrari, do të jetë një model “prej race të pastër”
Ferrari Purosangue pritet të dallojë nga makinat tjera SUV, që i kemi parë deri më tani
Ishte një vit i ngjeshur për Ferrarin, që deri më tani lansoi F8 Tributo dhe SF90 Stradale, si dhe të fundit 812 GTS dhe F8 Spider, transmeton Telegrafi.
Në të ardhmen, prodhuesi italian do t’i hyjë edhe garës për makinën SUV që të sfidojë Lamborghini Urus dhe Aston Martin DBX. Kjo makinë që vjen deri më 2022, është quajtur Purosangue, që në gjuhën italianen nënkupton “prej race të pastër”, ndërsa Autocar raporton makina e parë SUV nga Ferrari do të dallojë shumë prej tjerave.
“Mendoj se kemi gjetur konceptin dhe pakon, që në njërën anë është SUV i vëretë dhe do bindë blerësit për ta blerë, derisa në anën tjetër është një SUV që dallon shumë nga të njëjtat makina ekzistuese” ka thënë shefi teknik në Ferrari, Michael Leiters.
Konstrukti i Purosangue, do të përfshijë arkitekturën e re të ndërtimit të Ferrarit, duke mundësuar që motorët V6, V8 apo V8, me ose pa mbështetjen hibride, të mund të vendosen në mes të pjesës së përparme. Gjatësia e përgjithshme prej 4.8 metrash, mundëson që në këtë SUV, të vendosen nga dy kabina me nga dy ulëse, derisa sistemi i pezullimit mund të manovrohet sipas nevojës.
Derisa makinat SUV janë shumë të reja për Ferrari, kompania ka angazhuar inxhinierë të specializuar dhe nuk është duke u ngutur që të sjellë ndonjë, pa u siguruar se do jetë shumë i mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Gjermanët parashikojnë dominimin e automjeteve elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe