LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Mungesa e një pike qendrore turistike mbetet problem për Prishtinën

Kurti: Mungesa e një pike qendrore turistike mbetet problem për Prishtinën

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vizituar sot Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, me ç’rast ka thënë se është stërzgjatur restaurimi i saj.

Kurti, i shoqëruar nga dy kandidatët e këtij subjekti për deputet në Kuvendin e Kosovës, Hajrulla Çeku e Yll Rugova, tha se stërzgjatja e restaurimit të kësaj xhamie nuk është problemi i vetëm.

Mungesa e një pike qendrore turistike, për të mbetet ndër problemet që ka Prishtina.


“Problemi tjetër është edhe mungesa e një pike qendrore turistike për Prishtinën, pikërisht te kjo xhami, për vizitat e turistëve të ndryshëm. Edhe në vendet e botës të zhvilluar demokratike ekzistojnë vende të trashëgimisë kulturore, në të cilat vizitohen ndërtesat dhe objektet në mënyrë cilësore nga turistët teksa ato janë duke u restauruar. Mirëpo, ju po e shihni se këtu nuk ekzistojnë as kushtet minimale për një vizitë turistike të kësaj xhamie, e cila është mbi 6 shekuj e vjetër”, tha Kurti.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Hajrulla Çeku, tha se problemi i stërzgjatjes së restaurimit qëndron tek institucionet që nuk e kanë trajtuar si duhet këtë proces.

Gjendja e kësaj xhamie, sipas Çekut, tregon më së miri se si është trajtuar trashëgimia përgjatë këtyre viteve.

Sipas tij, menaxhimi i trashëgimisë kulturore përfundimisht duhet të bëhet me bizneset, organizatat dhe komunitetin, në mënyrë që shteti të shkarkohet nga barra financiare për ta mbuluar koston.

E kandidati tjetër i LVV-së për deputet, Yll Rugova, tha se në vend se të përparohet në fushën e trashëgimisë kulturore, në këtë drejtim ka pasur regres.

“Kjo ndërtesë ku jemi sot ka një rëndësi të veçantë, sepse është 600 vjet e vjetër dhe është një ndër ndërtesat më të vjetra të komunës së Prishtinës. Kjo ndërtesë, nëse e marrim shembull modelin e ‘Aja Sofisë’ në Stamboll, kjo do të shërbente si një lloj muzeu që kishte për të përshkruar gjithë historinë e qytetit të Prishtinës”, tha ai.

Xhamia e Çarshisë është një ndër objektet e para të ndërtuara në Prishtinë dhe ndodhet në qendër të qytetit. Ajo është ndërtuar në vitin 1391, ndërsa gjendja e saj sot lë për të dëshiruar.

Në trend

Më shumë
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt

Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt

Evropa
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll

Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll

La Liga
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Lajme

"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"

Serie A
Kalo në kategori