LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Diplomacia është vënë në shërbim të aparatit partiak

Bislimi: Diplomacia është vënë në shërbim të aparatit partiak

Faton Bislimi nga LDK ka thënë se diplomacia ka pasur një dështim total gjatë qeverisjes së fundit.

Bislimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se diplomacia e Kosovës është dashur të jetë në shërbim të fitimit të njohjeve të reja dhe forcimit të raporteve me shtetet që kemi marrdhënie diplomatike.


Ai ka thënë se partnerët që kanë qenë në bashkëqeverisje kanë sjellë diplomacinë në një gjendje që u shërben vetëm partive të tyre e jo shtetit të Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi plotë djem e çika që diplomojnë në universitetet më të mira botërore, por nuk ju kemi dhënë rast që t’i vënë dijet e tyre në shërbim të Kosovës”.

Bislimi ka thënë se nuk mund të ketë shfajësime nga politika kosovare për ngecjen në diplomaci si shkak të politikave gjeoglobale.

Ai ka thënë se në qeverisjen e LDK-së shumica e përfaqësuesve diplomatikë janë emëruar me konkurs të hapur publik./Telegrafi/