LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Hazard gati për ndeshjen me PSG-në

Zidane: Hazard gati për ndeshjen me PSG-në
Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)

Të mërkurën zhvillohet një nga ndeshjet më interesante të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku PSG e pret Real Madridin.

Zinedine Zidane insiston se Eden Hazard është gati dhe mund të luajë nga minuta e parë.


“Mendoj që është gati të luajë, pasi ka pasur më shumë se sa një stërvitje”.

“Ju e dini se çfarë kam gjithmonë  [Hazard mund të luajë rol vendimtar në Madrid]; ai është vendimtar, mund ta bëjë diferencën, dhe fakti që është te Real Madridi e tregon këtë”.

“Nuk dua të bëjë krahasime, por e them me bindje që ai është lojtar shumë i rëndësishëm për të ardhmen”.

Paraqitja e parë zyrtare e lojtarit mund të jetë në Paris. /Telegrafi/