LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Vetëvendosje e ka prioritet ngritjen e pagave për mjekët dhe personelin shëndetësorë

Vitia: Vetëvendosje e ka prioritet ngritjen e pagave për mjekët dhe personelin shëndetësorë

Kandidati për deputetë nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka thënë e kjo parti do të ofrojë kushte të barabarta në punësimin e personelit shëndetësorë.

Vitia, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se asnjë qeveri nuk ka bërë mirë për shëndetësinë.


Ai ka thënë se Ministria merret planifikimin e së ardhmes ndërsa sipas tij ajo ministri që merret me konstatime është e destinuar për të dështuar, përcjell Telegrafi.

“Nuk është investuar në shëndetësi që të ketë qëndrueshmëri të sistemit… Pa sistemin e sigurimeve shëndetësore të gjitha të tjera janë koti, sepse do të ketë gjëra të mira që mund të bëhen në një apo tjetër dikaster por nuk do të ketë një politikë shëndetësore që mund ta përmirësojë shëndetësinë në të ardhmen”, tha ai.

Kandidati për deputetë nga Vetëvendosje ka thënë se më nuk mund t’u themi qytetarëve se barnat janë falas kur shumica nga to pacienti duhet t’i blejë vet në barnatore.

Vitia ka thënë se me Vetëvendosjen në qeveri, do t’u rriten mjekëve pagat aq sa i kanë kërkuar e sipas tij jo kjo ngritje që u bë nga ligji aktual.

“Për ne është prioritet ngritja e pagave për personelin shëndetësor, ashtu siç këta e kanë kërkuar, e që është larg nga ajo që e kanë tash”, tha Vitia./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori