Ministri në detyrë i Shëndetësisë dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se për 18 muaj, sa ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ka vendosur themele të mira në këtë dikaster.
Ismaili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk mund të bëhen bilance në shëndetësi pasi ai si ministër ka pasur vetëm 18 muaj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai ka thënë se ka pasur hajni me barna në QKUK gjatë mandateve të kaluara, përcjell Telegrafi.
“Barnat që pacientët i kanë blerë në barnatore private me çmime 8 euro nga QKUK janë blerë 24 euro barnat e njëjtë”.
Nënkryetari i PDK-së thotë se nuk ka pasur vullnet politik për të penguar dukuritë abuzive me çmimet e barnave.
Ismaili thotë se ai tashmë ka nxjerrë një Udhëzim administrativ ku çmimet e barnave në Kosovë do të jenë të krahasueshme me çmimet e barnave në vendet fqinje.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se ministria që ai ka drejtuar ka kursyer 12 euro në blerjen e barnave në raport me periudhën e njëjtë të qeverisë paraardhëse.
Ai shton se barnat në të kaluarën janë ruajtur në vende jo adekuate dhe të papërshtatshme higjienike.
Ismaili thotë se edhe furnizimi me barna është përmirësuar shumë gjatë mandatit të tij pavarësisht se sipas tij ka ende nevojë për përmirësime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City