LAJMI I FUNDIT:

Amerikania 21-vjeçe që fiton 100 mijë dollarë në vit, vetëm duke nxjerrë gjuhën jashtë

Amerikania 21-vjeçe që fiton 100 mijë dollarë në vit, vetëm duke nxjerrë gjuhën jashtë

Një vajzë amerikane pretendon se fiton 100 mijë dollarë në vit, vetëm duke postuar në internet fotografi me gjuhën e saj të gjatë.

Mikayla Saravia, 21-vjeçe nga Palm Beach, Florida, është bërë sensacion në rrjetet sociale pas postimit të fotografive të shumta, ku gjatësia e pazakontë e gjuhës – 17 centimetra, i mundësoi asaj të fitojë para të majme, transmeton Telegrafi.

Mikayla që ka rreth dy milionë ndjekës në Instagram, ka deklaruar se ajo paguhet 900 dollarë për shpërndarjen e një fotografi apo videoje, ku shihet duke lëpirë akullore apo thjesht duke lëvizur gjuhën.


Modelja poston fotografi të shumta ku shihet duke nxjerrë jashtë gjuhën gjigante e veshur me rroba banjo apo të brendshme, ku fansat shpesh e krahasojnë me gjarpër apo hardhucë. /Telegrafi/