LAJMI I FUNDIT:

Wilder e quan frikacak Tyson Furyn që nuk e zhvilloi menjëherë rimeçin ndaj tij

Wilder e quan frikacak Tyson Furyn që nuk e zhvilloi menjëherë rimeçin ndaj tij
Deontay Wilder, Frank Warren dhe Tyson Fury (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder ka nisur një sulm të ri kundër Tyson Furyt duke e etiketuar rivalin e tij si një frikacak, pasi ka refuzuar rimeçin e menjëhershëm. Dy boksierët nga kategoria e peshave të rënda u ndeshën në dhjetor të vitit të kaluar kur u ndanë baras dhe kishin caktuar një rimeç gjatë këtij viti.

Mirëpo, Gypsy King u tërhoq nga bisedimet duke nënshkruar një marrëveshje promovimi me Top Rank dhe ESPN. Në këtë mënyrë, britaniku u ndesh me Tom Schwarz dhe tash do të përballet me Otto Wallin.


Nga ana tjetër, amerikani duhet ta zhvillojë rimeçin me Luis Ortiz kah fundi i këtij viti, derisa dueli i sërishëm ndërmjet Wilderit dhe Furyt pritet të ndodhë kah muaji shkurt i vitit të ardhshëm.

Koha, vendi, statistika - gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Tyson Fury dhe Otto Wallin
Lexo po ashtu Koha, vendi, statistika - gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Tyson Fury dhe Otto Wallin

“Nuk i kuptoj këta karaktere. Nuk e di se çfarë mendojnë ata. Gjithçka është argëtim dhe lojë për Tyson Furyn. Po të mos ishte ashtu, ai do të ndeshej me mua menjëherë”.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Po ta kishte zemrën e një luftëtari dhe qëndrimin e një luftëtari dhe një kampioni, ai do ta zhvillonte rimeçin me mua menjëherë. Dhe jo të priste derisa ta shpëtonte dikush, në mënyrë që të kishte një arsye për t’u tërhequr nga përballja”.

“Ai e di se nuk do të përfitojë 100 milionë dollarë, as madje 80 milionë dhe ndoshta nuk janë as 70 milionë (nga ajo kontratë)”.

“(Fury) dëshiron të sillet sikur ka marrë kontratë 100 milionë dollarëshe; që nuk është e vërtetë, por dëshiron ta shfrytëzojë si një arsye për të mos u ndeshur me mua, kjo tregon se është frikacak, frikacaku më i ndyrë që kam parë”, ka deklaruar Wilder për Boxing Scene. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori