Tyson Fury kthehet në ring për të vazhduar rrugëtimin e tij dhe qëndrimin në formë drejt meçit të radhës për titullin e botës në WBC, kundër Deontay Wilder.
Ish-kampioni i peshave të rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO në fundjavë do të ndeshet me suedezin e pamposhtur Otto Wallin.
(Foto: The Sun)
Përballja zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
‘Gipsy King’ rikthehet në ring të shtunën, më 14 shtator 2019 (me kohë të atjeshme).
Pritet që Fury të hyjë në ring rreth orës 5:00 të mëngjesit të të dielës (15 shtator) me kohën tonë.
Tyson Fury konsiderohet favorit për të fituar me nokaut teknik.
Tyson Fury dhe Otto Wallin (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)
Tyson Fury: Otto Wallin është një boksier i nivelit të lartë botëror dhe është i gjatë, gjë që e duam kur e kemi parasysh se dueli me Deontay Wilder është shumë pranë… Do të jem i fokusuar që ta kryej punën, sepse rimeçi duhet të ndodhë”.
Otto Wallin: “Kam bërë shumë sakrifica që të arrij në këtë pikë dhe jam shumë i gëzuar që po ia vlen. E di se nuk jam favorit në këtë meç, por jam i gatshëm për mundësinë dhe do ta rrëmbej me të dy duart. Kushdo mund të mposhtet, sidomos në kategorinë e peshave të rënda”.
Emanuel Navarrete vs Juan Miguel Elorde – titulli WBO, pesha super shumë të lehta
Jose Pedraza vs Jose Zepeda – kategoria e peshave të lehta
Isaac Lowe vs Ruben Garcia Hernandez – kategoria e peshave shumë të lehta
Felix Valera vs Vyascheslav Shabranskyy – kategoria e peshave të lehta
Carlos Cuadras vs Jose Maria Cardenas – kategoria e peshave super të lehta
Gabriel Flores Jr vs Miguel Angel Perez Aispuro – kategoria e peshave të lehta
Isidro Ochoa vs Iskander Kharsan – kategoria e peshave super shumë të lehta
Guido Vianello vs Cassius Anderson – kategoria e peshave të rënda
Abram Martinez vs Kevin Johnson – kategoria e peshave të rënda
/Telegrafi/