LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një person në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Pejë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, dje rreth orës 16:30 ka marrë informatën se në rrugën “Konferenca e Bujanit” një person është gjetur pa shenja jete.

“Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.


Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i lindur me 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/