LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Anglia – Kosova

Statistika, analizë dhe parashikim: Anglia – Kosova

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Britania e Madhe. Kosova do të mundohet të vazhdojë serinë pa humbje gjersa anglezët janë favoritë në takimin për kualifikueset e evropianit të vitit 2020, por “Dardanët” kanë dëshmuar se nuk ka favorit kundër tyre.

Vendi: Southampton, St Mary’s
Koha: 10 Shtator (e marte), 20:45

https://www.youtube.com/watch?v=mx39lYi-dlc


Lajmet rreth ekipeve

Anglia

Aaron Wan-Bissaka dhe Jesse Lingard janë dy lojtarët e Anglisë që nuk do të luajnë shkaku i lëndimeve, por Gareth Southgate nuk ka shqetësime të tjera.

Trajneri i “Tre Luanëve” mund të zgjedhë për të freskuar skuadrën për takimin e së martës me Kosovën.

Jadon Sancho, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Trent Alexander-Arnold mund të startojnë para Marcus Rashfordit, Ross Barkleyt dhe Kieran Trippierit.

Kosova

Kosova do të vazhdojë mos të ketë në dispozicion pesë futbollistë të formacionit startues, por kjo nuk ka ndikuar në skuadër duke dëshmuar edhe në fitoren 2-1 kundër Republikës së Çekisë.

Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë lojtarët që nuk do t’i shohim në ballafaqim me anglezët.

Bernard Challandes pritet që të bëjë ndryshime edhe sa i përket formacionit bazë, ku do të ketë ndryshime pas takimit me çekët.

Zvicerani pritet që edhe në strategji paksa të ndryshojë pas paraqitjeve fantastike të kombëtares së Anglisë.

Votimi elektronik

A e dini se…?

Anglia ka fituar 14 nga 17 ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).

Anglia ka shënuar të paktën katër gola në tri ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).

Anglia me tri ndryshime në formacion kundër Kosovës
Lexo po ashtu Anglia me tri ndryshime në formacion kundër Kosovës

Anglia ka fituar në dy pjesët e takimit në tri ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).

Anglia ka shënuar mbi dy gola në katër ndeshjet e fundit të Anglisë (Kampionati Evropian).

Futbollistët që duhen ndjekur te Kosova dhe Anglia
Lexo po ashtu Futbollistët që duhen ndjekur te Kosova dhe Anglia

Kosova ka shënuar gol të paktën një gol në katër ndeshjet e para (Kampionati Evropian).

Kosova ka pranuar të paktën një gol në katër ndeshjet e para (Kampionati Evropian).

Formacioni i mundshëm i Kosovës, Challendes me dy ndryshime kundër Anglisë
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës, Challendes me dy ndryshime kundër Anglisë

Të paktën dy gola janë shënuar në katër ndeshjet e fundit të Kosovës (Kampionati Evropian).

Kosova është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat që njihen prej FIFA-s.

https://www.instagram.com/p/B2JQDpAl5qu/

Analizë

Anglia ka shënuar tri fitore në po aq ndeshje të kualifikimeve për Euro 2020. Anglezët deri më tani kanë realizuar 14 gola dhe ka pranuar vetëm një duke u renditur i pari në Grupin A.

Kosova është konkurrentët e tyre më e afërt duke zë pozitën e dytë në saje të tetë pikëve, megjithëse kanë luajtur një lojë më shumë. Ata janë të pamposhtur në kualifikime dhe do t’i japin Anglisë një provë të ashpër në St Mary’s.

Sidoqoftë, ndërsa Kosova do të bëjë më shumë rezistencë ndaj disa kundërshtarëve të tyre në Grupin A, “Tre Luanët” kanë cilësi më të madhe se “Dardanët”.

Parashikimi: Anglia 2-2 Kosova

Në trend Sport

Më shumë
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Mikel Arteta bllokon në orët e fundit të afatit kalimtar largimin e yllit të Arsenalit

Mikel Arteta bllokon në orët e fundit të afatit kalimtar largimin e yllit të Arsenalit

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Interi kërkon hakmarrje ndaj Milanit në derbi, formacionet zyrtare

Interi kërkon hakmarrje ndaj Milanit në derbi, formacionet zyrtare

Serie A
Mjafton një gol nga Lewandowski, Barcelona mposht Alavesin dhe i afrohet Real Madridit

Mjafton një gol nga Lewandowski, Barcelona mposht Alavesin dhe i afrohet Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori