LAJMI I FUNDIT:

Meta, Pendarovskit: Jemi krenar për kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Meta, Pendarovskit: Jemi krenar për kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta uroi Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe të gjithë qytetarët e vendit me rastin e Ditës së Pavarësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më lejoni me kënaqësi të veçantë në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar t’ju bëj urime të sinqerta dhe përshëndetje të ngrohta vëllazërore për ju dhe të gjithë qytetarët tuaj. Jam i bindur që falë vullnetit, përvojës dhe vizionit tuaj marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore dhe bashkëpunimi që ekzistojnë midis vendeve dhe popujve tanë do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen”, thuhet në urimin e Metës.


Ai theksoi se thellimi i marrëdhënieve midis dy vendeve ka pasur dhe ka përmirësim të vazhdueshëm në marrëdhëniet ndëretnike.

“Jemi krenarë për kontributin e jashtëzakonshëm që shqiptarët në Maqedoninë së Veriut kanë dhënë për stabilitetin e vendit dhe integrimet euroatlantike. Jam i bindur që komuniteti maqedonas në vendin tonë do të vazhdojë të jetë një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në mesazh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori