LAJMI I FUNDIT:

Deschamps: Shqipëria nuk luajti keq, por ne bëmë një ndeshje te madhe

Deschamps: Shqipëria nuk luajti keq, por ne bëmë një ndeshje te madhe

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur pas fitores së lartë ndaj Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2020.

Shqipëria u mposht 4-1 nga Franca në ndeshjen e vlefshme për Grupin H, ndërsa pas ndeshjes foli edhe trajneri i vendasve Deschamps.


Deschamps e lavdëroi paraqitjen e kuqezinjve, por shtoi se Franca bëri ndeshje të madhe dhe diferenca mes kombëtareve u dallua.

Franca e mposht Shqipërinë në kualifikimet për Euro 2020, gara në Grupin H ende e hapur
Lexo po ashtu Franca e mposht Shqipërinë në kualifikimet për Euro 2020, gara në Grupin H ende e hapur

“Nuk e kisha parashikuar këtë rezultat se varej shumë nga ne. E filluam mirë, gjetëm mundësinë të shënonim shpejt dhe pastaj kishim kontrollin e ndeshjes”.

“Pastaj kur humbëm topin, vendosëm agresivitetin që të mos i lejonim Shqipërisë të krijonte probleme. Ne bëmë atë që dimë të bëjmë, cilësia është. Sot me këtë mentalitet është parë diferenca”.

“Nuk është se Shqipëria ka bërë një ndeshje të keqe, por Franca bëri një ndeshje të madhe. E vështirë është kur të vjen një ndeshje kështu, nuk dua t’i heq meritat kujt bën mirë, kur e gjithë skuadra bën gjithçka kështu, është e vështirë”.

“Shqipëria kishte agresivitet, vrapoi shumë pas topit, por kur vrapon kaq shumë është e vështirë të bësh gjërat e duhura. Shqipëria vuajti sot se ne bëmë gjithçka shumë mirë”.

Reja pas humbjes nga Franca: Humbëm pas gabimeve që mund të ishin evituar, te vendosja e Roshit ishte faji im
Lexo po ashtu Reja pas humbjes nga Franca: Humbëm pas gabimeve që mund të ishin evituar, te vendosja e Roshit ishte faji im

“Ka diferenca edhe me Francën e tre viteve më parë dhe sot kanë ndryshuar lojtarët, edhe te Shqipëria, kemi edhe ne të rinj”.

“Kjo është e ndryshme se e fundit ishte gjatë Evropianit. Kjo është kualifikuese”.

“Unë jam shumë i vëmendshëm të përgatit këto ndeshje, se ka rreziku dhe kur dimë çfarë duhet bërë rrezikojmë më pak”, ka thënë Deschamps pas ndeshjes.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori