LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Çekia kundërshtar i fortë, na duhet një ndeshje dhe përkrahje e çmendur pasi kemi një ëndërr

Challandes: Çekia kundërshtar i fortë, na duhet një ndeshje dhe përkrahje e çmendur pasi kemi një ëndërr
Bernard Challandes në konferencë për shtyp (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes eliminatore ndaj Kombëtares së Çekisë.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme të Grupit A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.


Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri dhe djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes janë gati.

The Guardian shkruan për Kosovën: Janë skuadër e re dhe vdekjeprurëse, Anglia nuk do ta ketë të lehtë  
Lexo po ashtu The Guardian shkruan për Kosovën: Janë skuadër e re dhe vdekjeprurëse, Anglia nuk do ta ketë të lehtë  

Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku e ka vlerësuar lart Çekinë, por pret shumë futbollistët e Kosovës, pasi sipas tij ekipi ka një ëndërr dhe duhet ta ndjek.

 Challandes në konferencë për shtyp (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Shpresoj që lojtarët janë të gatshëm nga ana psikologjike për këtë sfidë”, ka thënë fillimisht Challandes në konferencë për shtyp.

“Ajo se çfarë kam dashur gjithmonë është që ekipi të ketë plot pasion, të ketë forcë sepse ne kemi një ëndërr përpara të cilën duhet ta ndjekim”.

Challandes së bashku me Vojvodën në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Për të arritur këtë ëndërr ne duhet të japim gjithçka nga vetja”.

“Dallimi ndërmjet kundërshtarëve është i dukshëm duke nisur nga kundërshtarët. Çekia ka një ekip shumë të fortë dhe për ne nuk është aspak e lehtë. Na duhet një ndeshje e çmendur për të arritur një rezultat pozitiv”.

Shumë mungesa në ndeshjen vendimtare, ky është formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Çekisë
Lexo po ashtu Shumë mungesa në ndeshjen vendimtare, ky është formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Çekisë

“Kur flas për lojë të çmendur, e kam për pasionin dhe vullnetin për të qenë gjithmonë të gatshëm për çdo aksion”.

“Një mentalitet i cili është gjithmonë i vëmendshëm për të qenë në gjendje për të shënuar dhe për t’u mbrojtur në çdo moment”.

“Një element kyç për ne është edhe publiku. Kërkojmë edhe mbështetje të çmendur edhe nga publiku, pasi që na duhet një fitore”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori