LAJMI I FUNDIT:

Idrizi: Po shantazhohen njerëz në emër të Kadri Veselit

Idrizi: Po shantazhohen njerëz në emër të Kadri Veselit

Zyrtarja nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi ka thënë se disa persona në emër të zyrtarëve të lartë të PDK-së kanë kërkuar favore në institucione të ndryshme.

Idrizi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar disa raste sipas së cilës dikush po hedh baltë mbi PDK-në pa të drejt.


“Një shembull i tillë është vërtet për të qarë. Në periudhën kur Vetëvendosje hidhte gaz në Kuvend, më thirri një person në telefon dhe më tha “Valdete a je në zyrën e Kryetarit [Veselit]”. “Po” i thashë. Më tha “më thirri një persona dhe më tha më thirri shefi-Kadria për të votuar një person “artisti më i mirë” a diçka ngjashëm”. Kadria ishte në Kuvend duke u ballafaquar me gaz lotsjellës”.

Idrizi tregon më tej se pas disa minutash e verifikoi se personi që ka kërkuar këtë favor në emër të Veselit as që kishte lidhje me PDK-në.

Zyrtarja e PDK-së thotë se ka edhe raste tjera si ai në rastin e Spitalit të Mitrovicës ku janë kërcënuar njerëz në emër të Kryetarit.

“Është bërë njëfarë mode të bëhen këso lloj gjërash në emër të Veselit, prandaj ai ka guximin të luftoj dukuri të tilla”, tha ndër të tjera Valdete Idrizi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori