LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Tiranë: Lëvizja do të jetë fituesja dhe fitorja do t’i ndryshojë koordinatat e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë

Kurti në Tiranë: Lëvizja do të jetë fituesja dhe fitorja do t’i ndryshojë koordinatat e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, ka mbajtur një bashkëbisedim në Tiranë me qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri.

Siç thuhet në një njoftim të VV-së, zgjedhjet e 6 tetorit i kanë dhënë më shumë se kurrë aktualitet nismës kombëtare të Lëvizjes si dhe entuziasmit të shqiptarëve kudo ku janë për fatet e tyre.

Më tej bëhet e ditur se tubimi u hap me fjalën e një prej vullnetarëve të shumtë që do të nisen nga çdo kënd i Shqipërisë për t’u bërë pjesë e fushatës në Kosovë ndërsa një tjetër aktivist u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë, që janë të lindur ose kanë një prind të lindur në Kosovë, të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.


Po sipas njoftimit, fjala e Albin Kurtit u përshkua nga bindja se Lëvizja do të jetë fituesja e madhe e zgjedhjeve dhe se fitorja do t’i ndryshojë koordinatat e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Taksat brenda Shqipërisë dhe ato mes Shqipërisë e Kosovës nuk do t’i sabotojnë më marrëdhëniet mes nesh. Kudo ku mund të kryhet bashkimi, marrëveshjet do të punojnë vetëm për këtë. Deri tani, pesë mbledhjet mes qeverive të dy vendeve tona dhe 50 marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë mjaftuar as për integrimin e tregut dhe as për investimet e përbashkëta. Të dy vendet ende vazhdojnë të importojnë dhe eksportojnë jo mes vetes. Me fitoren e Lëvizjes do të ndryshojnë koordinatat e marrëdhënieve ekonomike”.

“Ëndrra jonë ka qenë një shtet i së drejtës ku jetojmë të lirë, të bashkuar, të barabartë dhe me dinjitet. Ndaj, do të punohet për tregun e përbashkët, unionin doganor, sistemin e unifkuar energjitik, regjistrin e përbashkët civil dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë”.

“Ndryshimi kurrë nuk ka qenë më afër, kurrë më i domosdoshëm dhe kurrë më i mundshëm, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Shqipëria dhe Kosova janë të Kastriotit dhe jo të Kastratit”, tha Kurti.

“Le të jetë fitorja e Lëvizjes në Kosovë shpresë e guxim për shqiptarët për ndryshimin e Shqipërisë. Të bëhemi bashkë kundër korrupsionit dhe kundër krimit andej dhe këndej kufirit. Të jemi të drejtë në qëllime, të pastër në zemër dhe të kthjellët në mendje, ky është ndryshimi që kemi pritur”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori