LAJMI I FUNDIT:

Neymar dhe tregimi për ofertën fantazmë: Gjithçka çfarë ndodhi rreth dështimit të transferimit të sezonit

Neymar dhe tregimi për ofertën fantazmë: Gjithçka çfarë ndodhi rreth dështimit të transferimit të sezonit

Neymar do të qëndrojë te Paris Saint-Germain. Saga verore mbylljet me një fund jo të lumtur për lojtarin.  

Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi ishin të gjithë të interesuar, por Paris do të mbetet shtëpia e brazilianit.


Katalanasit bënë shumë zhurmë, por tani shfaqen shumë pyetje, pasi shumë njerëz po pyesin nëse interesi i Barcelonës ishte ndonjëherë real.

Një ofertë jo reale

Barcelona nuk kishte para, pasi më herët kishte firmosur me Antoine Griezmann dhe De Jong.

Katalunasit madje në një kohë kur ishin në bisedime thanë se do të paguanin dikur deri në 130 milionë euro për brazilianin, një veprim shumë i rrezikshëm nga ta.

Ata vendosën disa lojtarët në tryezë, por PSG ishte e qartë, nuk ishin të interesuar.

Griezmann dhe Neymar

Nga fillimi ishte e pamundur, pasi klubi kishte shpenzuan 120 milionë euro për francezin. Neymar nuk u mendua kurrë si një objektiv real për këtë verë dhe, si i tillë, Griezmann ishte qëllimi kryesor dhe u arrit.

Konsensusi i bordit

Jo të gjithë ishin për blerjen e tij dhe ky ishte një problem tjetër i madh. Një numër i drejtuesve të vjetër ishin të vendosur në qëndrimin e tyre kundër blerjes së brazilianit.

Josep Maria Bartomeu dhe skuadra

Presidenti tha se ai do të bënte gjithçka për të nënshkruar me Neymar, por ai e dinte se ishte pothuajse e pamundur.

Megjithatë. Lojtarëve iu tha se gjërat për Neymar nuk po ndodh ashtu siç dukej, duke ua bërë të ditur se transferimi mund edhe të mos ndodh.

Angazhimi i Neymar

Lojtari e ka mbështetur deri në fund lëvizjen. Ai i tha Parisit që do të shkojë vetëm në Camp Nou, duke i hedhur poshtë opsionet e tjera.

Nuk kishte asnjë deklaratë publike, por dëshira e tij ishte e qartë.

Bartomeu, Paris dhe Katar

Presidenti i Barcelonës kurrë nuk ka udhëtuar në Paris apo diku tjetër, për të diskutuar për kushtet e lojtarit, duke i dërguar drejtues të tjerë në vend që të shkojë vend.

A ishte faji Ousmane Dembeles?

Nëse do ta kishin pyetur atë më parë, ndoshta Dembele mund ta kishte menduar largimin drejt PSG-së, por klubi e kishte futur atë në një pozitë të vështirë gjatë afatit kalimtar, pasi ai nuk u konsultua kurrë.

Për të u fol pa qenë ai në dije që ishte pjesë e bisedimeve, të paktën nuk u lajmërua asnjëherë.

Situata e Ivan Rakitic

Kroati është në një situatë të pakëndshme. Ai është trajtuar si tepricë dhe nuk e meriton këtë gjë.

Kuptohet se kjo situatë po e dëmton lojtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori