LAJMI I FUNDIT:

Gola, emocione dhe rikthim – Juventusi fiton trilerin e shtatë golave ndaj Napolit

Gola, emocione dhe rikthim – Juventusi fiton trilerin e shtatë golave ndaj Napolit
Juventus - Napoli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka arritur të fitojë në minutat shtesë me rezultatin 4-3 trilerin ndaj Napolit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Zonja e Vjetër dhe napolitanët kanë dhuruar një ndeshje të madhe me emocione të mëdha dhe gola, pasi nga epërsia 3-0, ndeshja u rikthye në 3-3 dhe në fund Juventusi fitoi me 4-3.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.


Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të dhe ishte Danilo, i cili pa mbushur një minutë që hyri në lojë shënoi për epërsinë 1-0.

Danilo shënoi pas vetëm 40 sekondave pas inkuadrimit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Vetëm tre minuta më vonë, Juventusi gjeti edhe një herë rrugën e golit me anë të Gonzalo Higuain që shënoi një supergol për 2-0.

Juventusi pati edhe raste tjera me Sami Khediran (30′, 33′), por në rastin e parë goli iu mohua nga portieri Alex Meret, ndërsa te rasti i dytë u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë, u zhvillua krejtësisht tjetër ndeshje, me Napolin që hyri me një fytyrë tjetër dhe arriti të rikthehet në lojë.

Megjithatë, ishin përsëri vendasit që gjetën golin me anë të Cristiano Ronaldo, i cili në minutën e 62-të shënoi për 3-0.

Ky gol i Ronaldos shërbeu si forcë për Napolin që gjeti dy gola të shpejt, ku fillimisht ishte Kostas Manolas (66′) që shënoi për 3-1, ndërsa Hirving Lozano (68′) shënoi në debutim për 3-2.

Napoli nuk u ndal me kaq pasi sulmet e tyre bënë që të vjen edhe goli i tretë dhe ishte mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo (81′) që barazoi gjithçka në 3-3.

Lozano shënoi në debutim (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat, por më fatlum ishin vendasit, të cilët në minutat shtesë iu gëzuan një autogoli të Kalidou Koulibalyt, i cili shënoi në portën e tij për t’ia dhënë fitoren 4-3 Juventusit.

Pas kësaj fitore, Juventusi e sheh veten në pozitën e parë më gjashtë pikë, ndërsa Napoli i teti me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja udhëton te Fiorentina, ndërsa Napoli e pret Sampdorian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona informon Liverpoolin se do tentojnë transferimin e yllit të tyre në verë

Barcelona informon Liverpoolin se do tentojnë transferimin e yllit të tyre në verë

La Liga
Futbollisti më i vjetër në botë është në kërkim të një klubi të ri, zbuloi “sekretin” e jetëgjatësisë

Futbollisti më i vjetër në botë është në kërkim të një klubi të ri, zbuloi “sekretin” e jetëgjatësisë

Ligat tjera
Shkumbin Qorrmemeti, menaxheri shqiptar që ka finalizuar marrëveshjen e kalimit të Kvaratskhelias te PSG

Shkumbin Qorrmemeti, menaxheri shqiptar që ka finalizuar marrëveshjen e kalimit të Kvaratskhelias te PSG

Ligue 1
U raportua se Real Madridi ka marrëveshje me Davies - reagon drejtori i Bayern Munichut

U raportua se Real Madridi ka marrëveshje me Davies - reagon drejtori i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori