LAJMI I FUNDIT:

KEK siguron se do të ketë stabilitet energjetik gjatë dimrit

KEK siguron se do të ketë stabilitet energjetik gjatë dimrit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se kohë për parë ka nisur remontet kapitale në blloqet e TC-A-së dhe TC-B-së, në mënyrë që para sezonit dimërorë të ketë të gjitha blloqet në dispozicin të prodhimit të energjisë elektrike, ndërsa, tani janë në fazën përfundimtare të investimeve kapitale në remontet e planifikuara.

Sipas KEK-ut, TC-Kosova B, ditë më parë ka përfunduar me sukses remontin kapital në njësinë B-2, dhe pas përfundimit të fazës testuese kjo njësi ka filluar prodhimin me kapacitet të plotë.


“Remonti kapital ka përfunduar me sukses edhe në njësinë A-3 të TC-Kosovës A, dhe sot ka filluar faza testuese tre ditore. Për më tepër, për të pasur një siguri që gjatë sezonit dimërorë të gjitha njësitë të jenë në prodhime me kapacitete të plota, sipas planifikimit sot do të fillojë edhe revizioni disa ditorë i njësisë B-1 të TC-Kosova B.

Pra, objektivat e menaxhmentit të KEK-ut, që siguria e prodhimit në të gjitha njësitë të arrijë në nivelin më të lartë të mundshëm, ka arritur të përfundoj me sukses.

Për këto arritje, menaxhmenti i KEK-ut, falënderon të gjithë punëtorët e KEK-ut për angazhimin maksimal të treguar tash e disa muaj dhe njofton qytetarët e vendit se KEK-u me kohë ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të ofrojë stabilitet energjetik në vend edhe gjatë sezoni dimërorë”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori