Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mustafa ka thënë se është posti i kryeministrit ai që po e “zhagit” marrëveshjen me VV-në.
Ai shtoi se me Vetëvendosjen kanë ide të përbashkëta, por koalicioni bëhet vetëm në një ambient ku LDK do ta kishte kryeministrin, duke shtuar se çdo zgjidhje tjetër i dërgon në rrugën që të konkurrojnë veç e veç.
“Dje kam pas një takim me z.Kurti kemi biseduar pastaj kemi angazhuar edhe ekipet punuese që të shohim se çfarë mund të përafrohet sa i përket programit qeverisës, organizimit të qeverisë dhe orientimeve themelore që ne si koalicion qeverisës do ti kishim në të ardhmen, ka mbetur që ata të japin reflektimin e tyre me atë, akoma nuk kemi ndonjë përgjigje.
Ne jemi përcaktuar që koalicioni do të jetë i mundshëm, për të cilin vlerësojmë se është i mirë që të bëhet, por ajo duhet të bëhet në një ambient që LDK-ja do ta kishte kryeministrin. Çdo zgjidhje tjetër na qon në atë që të konkurrojmë veç e veç dhe pasi që të përfundon procesi zgjedhor të ulemi prapë dhe qeverinë ta drejtojë ai që ka shumicën e deputetëve”, ka thënë Mustafa, transmeton Telegrafi.
Ai tutje ka shtuar se nëse nuk do të kenë koalicion parazgjedhor, kanë lënë mundësi që koalicioni të bëhet pas zgjedhjeve.
“Në të gjitha bisedat kemi potencuar që nëse tani nuk mund ta bëjmë koalicionin ne duam të lëmë hapësirë për koalicion pas zgjedhjeve. Ne nuk duam partner tjetër pos VV-së, nuk do të bëjmë me askënd tjetër koalicion”, ka përfunduar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë