LAJMI I FUNDIT:

Romani i shkrimtarit shqiptar, frymëzim për kompozitoren britanike

Romani i shkrimtarit shqiptar, frymëzim për kompozitoren britanike
Gazmend Kapllani

Romani “Ditar i shkurtër kufijsh” i shkrimtarit shqiptar Gazmend Kapllani, është bërë frymëzim për kompozitoren e famshme britanike, Cheryl Frances-Hoad.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, është shprehur se “kompozitorja e famshme britanike, Cheryl Frances-Hoad, ka kompozuar një pjesë të re (titulluar ‘Tales of the Invisible’), të cilën do ta ekzekutojë me Kuintetin e saj të Klarinetave, bazuar në prologun e romanit ‘Ditar i shkurtër kufijsh” të shkrimtarit shqiptar Gazmend Kapllani”.

“Romani është përkthyer në shumë gjuhë dhe është përshtatur për skenë teatri në Danimarkë, Greqi dhe Kili”, njoftoi Majko.


Edhe shkrimtari Gazmend Kapllani ka shprehur kënaqësinë për këtë lajm.

“Romani im është përshtatur për skenë teatri në Danimarkë, Greqi dhe Kili, por kjo është hera e parë që shërben si pikë referimi dhe frymëzimi për një kompozitor/e të famës botërore. Mirënjohje”, është shprehur Kapllani, i cili ka shpërndarë edhe lajmin e publikuar nga “The Guardian”. /ata/

Në trend Kultura

Më shumë
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA

LAMTUMIRË VËNDET E MIJA

Poezi
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
“Dhoma e gjumit” e van Goghut

“Dhoma e gjumit” e van Goghut

Piktura
Çfarë është kultura?

Çfarë është kultura?

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Kalo në kategori