LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Prokurorinë Publike, grupet e punës pritet të mblidhen sot

Ligji për Prokurorinë Publike, grupet e punës pritet të mblidhen sot
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Pritet të vazhdojnë sot takimet e grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike. Partitë që një ditë më parë kanë njoftuar se takimi do të fillojë në mesditë në hapësirat e Kuvendit.

Nga BDI-ja njoftojnë se kërkesat e tyre janë harmonizimi i këtij ligji me ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe votimi me Badenter në Këshillin e Prokurorëve gjatë zgjedhjes së prokurorëve të ri.

Artan Grubi nga BDI pret që me ligjin e ri të mënjanohen të gjitha mangësitë e deritanishme në funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj Speciale.


Pritet të shihet nëse do të jetë e mundur një marrëveshje mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së të cilat deri tani kanë pasur qëndrime të ndryshme sa i takon këtij ligji.