LAJMI I FUNDIT:

Kontaminohet uji për pije në Kamenicë

Kontaminohet uji për pije në Kamenicë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka kërkuar nga KRU “Hidromorava” të ndërpritet prodhimi i ujit nga pusi në lagjen ‘Malësia’ dhe sa më shpejt të normalizohet prodhimi i ujit nga pusi i kontaminuar, ndërsa deri në normalizimin e prodhimit të ujit, të bëhet furnizimi me ujë nga cisternat për këtë pjesë të qytetit të Kamenicës.

Pas marrjes së informatës për dyshimin për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Kamenicës, të menaxhuar nga “Hidromorava” , IKSHP  dje ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit, të cilat janë analizuar në laboratorët e IKSHPK.


Në bazë të analizave kimike, uji i pijes nuk i plotëson kushtet për përdorim sipas standardeve dhe Instituti Kombëtar rekomandon “Hidromoravën” që të vazhdojë kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e komunës së Kamenicës dhe të përforcojë kontrollin.

Po ashtu, KRU “Hidromorava” duhet të pastrojë rezervuarët dhe rrjetin e shpërndarjes me tretje hiper-klorike dhe rregullisht të dezinfektojë ujin, duke krijuar zonë të rreptë mbrojtëse sipas ligjeve dhe rregulloreve të MMPH-së.

“Me këto rekomandime kemi parandaluar ndonjë shpërthim eventual hidrik me përmasa të pakontrolluara. Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontroll të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja”, thekson IKSHP. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori