LAJMI I FUNDIT:

Formacionet, shpenzimet dhe lojtarët, gjithçka që duhet të dini për Realin, Barcën dhe Atleticon në sezonin 2019/20

Formacionet, shpenzimet dhe lojtarët, gjithçka që duhet të dini për Realin, Barcën dhe Atleticon në sezonin 2019/20

La Liga do ta zhvillojë sot (e shtune) xhiron e dytë, ndërsa vëmendja krysore do të jetë në ndeshjen në mes të Real Madridit dhe Real Valladolidit.

Derisa afati kalimtar është ende i hapur në ligën spanjolle, skuadrat po vazhdojnë me transferime, e që janë duke e mbajtur rekordin për shumat e shpenzuara.


Atletico Madrid e mban rekordin deri më tani me transferimin e Joao Felixit nga Benfica për 126 milionë euro, të ndjekur nga pas prej Barcelonës me Antoine Griezmannin për 120 milionë, dhe Real Madridi me Eden Hazardin për 100 milionë.

Skuadrat që kanë shpenzuar më së shumti  deri më tani në këtë afat kalimtar

Pikërisht këta tre lojtarë do ta kenë vëmendjen gjatë gjithë sezonit 2019/20, pasi që për ta janë pritjet shumë të larta dhe që mund të bëhen lider te skuadrat e tyre.

Ndeshjen e parë kryesore do të jetë më 29 shtator në mes të Atletico Madridit dhe Real Madridit që zhvillohet në Wanda Metropolitano.

Ndeshjet kryesore për sezonin 2019/20 në La Liga

El Clasico do të zhvillohet më 27 tetor në Camp Nou, e që aty do të maten forcat e të dyja skuadrave dhe se kush i ka bërë transferimet më cilësore.

Real Madridi në këtë sezon mund ta shohim duke luajtur në formacionin 4-3-3, derisa Hazard dhe Vinicius do ta ndihmojnë Karim Benzeman në sulm.

Ernesto Valverde pritet që të bëjë disa ndryshime në taktikat e tij, ndërsa Lionel Messi mund të luajë prapa Antoine Griezmannit dhe Luis Suarezit, që t’i shërbejë më shumë me asistime.

Për dallim nga vitet e tjera, Diego Simeone në këtë sezon mund të luajë futboll më sulmues. Joao Felix dhe Thomas Lemar do të jenë nga krahët e sulmit, me Diego Costën dhe Alvaro Moratan në qendër të sulmit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori