Pas rizgjedhjes dhe anulimit të konkursit për drejtor të Muzeut të Kosovës nga ana e Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka reaguar Ajet Leci duke thënë se informatat që kanë dalur për arsyen e anulimit të konkursit, janë shqetësuese, sepse kinse në emër të luftimit të nepotizmit, po vritet mundësia për të qenë i barabartë për një vend pune.
Ai ka thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe kam konkurruar.
Opinioni i plotë:
“Të nderuar familjarë, miq dhe media,
Në 48 orët e fundit jam personi më i përfolur në media dhe në shoqërinë tonë, në lidhje me konkurimin tim për drejtor të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Po e them me konkurimin tim, pasi për tërë procesin që është zhvilluar në lidhje me këtë, unë jam njoftuar vetëm nga mediat, si të gjithë qytetarët. Nga mediat kam kuptuar se jam zgjedhur drejtor dhe po ashtu përmes mediave kam kuptuar për shkarkimin e Këshillit Derejtues të Muzeut, për kinse “luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit dhe që ky proces është kthyer në zero”.
Unë Ajet Leci dhe familja ime, as sot dhe as në të kaluarën, nuk kemi të bëjmë as me korrupsion dhe as me nepotizëm, jemi munduar si pak familje në Kosovë ta ruajmë nderin dhe gjakun e familjërëve tanë dëshmorë, të cilët u flijuan për një Kosovë të lirë dhe për një Kosovë me të drejta të barabarta për të gjithë.
Deri më tani nuk kam folur kurrë për historinë e familjes sime. Stërgjyshi im, Lec Gradica i Parë, ishte pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, i cili u shpall Dëshmorë i Atdheut nga Republika e Shqipërisë, sepse pas pushtimit të Kosovës nga pushtuesi serb, së bashku më dy vëllezerit e tij ranë në luftime kundër forcave armike, si bashkëluftëtar të Hasan Prishtinës dhe Azem Bejtës. Milazimi, familjari ynë ra dëshmor si luftëtar i Mehmet Gradicës dhe Shaban Polluzhes, në luftime kundër forcave armike që u zhvilluan në Drenicë. Kurse në luftën e fundit, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vëllau ynë, Doktor Lec Gradica, ra dëshmor për lirinë e atdheut.
Ne nuk jetojmë nga bizneset, sepse nuk kemi bërë biznese, nuk jemi marrë me korrupsion, sepse nuk jemi të korruptuar, nuk jemi marr me nepotizëm, sepse nepotizmi ëshët kundër idealeve dhe punës sonë.
Dua ta falënderoj Këshillin Drejtues për vlerësimin real që me kanë bërë. Por informatat që kanë dalur në media, për arsyejën e anulimit të konkursit, janë shqetësuese, sepse kinse në emër të luftimit të nepotizmit, po vritet mundësia për të qenë i barabartë për një vend pune.
Unë i kam plotësuar të gjitha kriteret dhe kam konkuruar. Kam të mbaruar Fakultetin e Historisë dhe kam mbaruar studimet posdiplomike në Histori po ashtu kam përvojën që është kërkuar në konkurs. Unë nuk e kam fshehur në asnjë moment aktivitetin tim politik, jam anëtar i kryesisë së PDK-së në Drenas dhe aktivist i kësaj partie që nga themelimi i saj. Por nuk pranoj në asnjë moment, që të fyhet emri im dhe i familjës sime me të paverteta, nga cilido person dhe çfarë do pozite që ka ai. Por më e rëndë është, kur kjo bëhet nga përsonat që i kam përkrahur unë dhe familja ime pa kushte dhe pa asnjë interes, duke mos përfituar kurrë asgjë.
I falënderoj të gjithë familjarët dhe miqtë që më kanë besuar dhe përkrahur më parë, por edhe në këto momente të padrejta ndaj meje.
U kërkoj falje gazetarëve që nuk kam mundur t’u përgjigjem në pyetjet e tyre, sepse nuk kam pasur asnjë njoftim zyrtar në lidhje me procesin që është zhvilluar për pozitën e drejtorit të Muzeut të Kosovës. Andaj nuk kam ditur as çfarë t’u them.
Dhe krejt në fund kam vetëm një pyetje për të gjithë, qytetarë dhe pushtetarë. A kam të drejtë të konkuroj në një pozitë për t’u punësuar në mënyrë të ndershme?”, ka shkruar Leci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë