LAJMI I FUNDIT:

Zaev do të kërkojë edhe përgjegjësi politike nga personat e përfshirë në aferën ‘Haraçi’

Zaev do të kërkojë edhe përgjegjësi politike nga personat e përfshirë në aferën ‘Haraçi’

Pika e parë në mbledhjen e Këshillit Qendror të LSDM-së do të jetë rasti ‘Haraçi’. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, para fillimit të mbledhjes paralajmëroi se do të ketë përgjegjësi politike për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast.

“Përgjegjësinë e vërtetojnë organet hetimore për secilin që ka shkelur ligjin, madje edhe nëse ka indicie për këtë punë ne do të kërkojmë përgjegjësi politike deri sa ta vërtetojë pafajësinë e tij”, tha Zaev për televizionin Sitel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se pushteti duhet të jetë shembull më i mirë për kthimin e besimit tek sundimi i së drejtës, shtetit të së drejtës. Zaev porositi se shteti ka krijuar kushte të plota, që organet gjyqësore dhe hetimore pa dallim se për kë bëhet fjalë, në mënyrë të lirshme të punojnë dhe veprojmë.


Zaev sonte në mbledhjen e Këshillit Qendror do t’i theksojë edhe propozimet e nënkryetarëve të partisë dhe propozimin për ministër të Financave./Telegrafi/