LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Dembeles: Është të klubi më i madh në botë, mbetet te Barcelona 1000 për qind

Agjenti i Dembeles: Është të klubi më i madh në botë, mbetet te Barcelona 1000 për qind
Ousmane Dembele (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ousmane Dembele do të qëndrojë ‘1000 për qind’ te Barcelona edhe pas kësaj vere pavarësisht nga thashethemet e transferimit, ka pretenduar agjenti i tij.

Raporte të shumta kanë lidhur francezin me një largim nga Camp Nou këtë verë me Juventusin dhe Paris Saint-Germain që jam lidhur me francezin, me të fundit që thuhet se ka shpresë për përfshirjen e lojtarit në çdo marrëveshje për Neymarin.


Megjithatë, agjenti i lojtarit e ka mohuar kategorikisht një largim të Dembeles, duke thënë se ai do të mbetet te Barcelona edhe përkundër interesimit të skuadrave të ndryshme për të.

Barcelona gjithmonë e më afër Neymarit: Ofrohen Dembele dhe Rakitic plus para, PSG gati të pranojë
Lexo po ashtu Barcelona gjithmonë e më afër Neymarit: Ofrohen Dembele dhe Rakitic plus para, PSG gati të pranojë

“Ousmane është një lojtar i Barcelonës dhe do të qëndrojë në klub 1000 për qind, ai do të fitojë shumë më shumë trofe aty”, ka thënë agjenti Moussa Sissoko për El Mundo Deportivo.

“Ousmane nuk planifikon të largohet nga Barça në asnjë kohë, ai ndjehet i përkryer në klub dhe vendosmëria e tij është të mbetet në klub për shumë kohë”.

Të gjithë te Barcelona janë jashtëzakonisht të irrituar me sjelljen e Dembeles
Lexo po ashtu Të gjithë te Barcelona janë jashtëzakonisht të irrituar me sjelljen e Dembeles

“Përkundër propozimeve të disa klubeve të mëdha evropiane, Ousmane dëshiron të mbetet në klub. Ai është i bindur se tashmë është në klubin më të madh në botë”.

“Kontradiktat e pabaza që duan të dëmtojnë imazhin e tij nuk do të kenë asnjë ndikim (në të ardhmen e tij) dhe ai nuk do të ndikohet nga ato që thuhet për tregun ose nënshkrimet e mundshme”, përfundoi agjenti i Dembeles. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori