LAJMI I FUNDIT:

OnePlus së shpejti me telefonin e dytë 5G për 2019, lansimi pritet në vjeshtë

OnePlus së shpejti me telefonin e dytë 5G për 2019, lansimi pritet në vjeshtë

OnePlus 7 Pro 5G, i disponueshëm që nga fundi i majit, është telefoni i parë i kompanisë me aftësi 5G, i lansuar më 14 maj.

Me sa duket, OnePlus ka plane shtesë, të cilat mund ose nuk mund të jenë të njëjta me OnePlus-in e ardhshëm 7T Pro.

Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, Pete Lau konfirmoi në një intervistë të fundit se OnePlus po planifikon një telefon të dytë 5G për këtë vit, një që do të ishte në përputhje me rrjetet 5G globalisht.


Në këtë pikë ne mund të spekulojmë se me të vërtetë mund të jetë OnePlus 7T Pro, duke gjykuar nga lansimet e kaluara të kompanisë.

Pajisja e vjeshtës zakonisht ndërtohet në modelin e pranverës me brendësi të përmirësuara, kështu që, përveç aftësive 5G, ne mund të presim që telefoni të përdorë çipin më të ri Snapdragon 855 Plus. /Telegrafi/