LAJMI I FUNDIT:

Beqiri, porosi për koalicionin PAN: Ikni se na bëtë horë

Beqiri, porosi për koalicionin PAN: Ikni se na bëtë horë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, duke komentuar reagimet e miqve ndërkombëtarë për krimin e organizuar, korrupsionin dhe nepotizmin, është shprehur i habitur se si pastaj reagojnë, siç ka thënë ai, kreatorët e këtyre të këqijave.

Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe hajn shtetëror, i korruptuar, pjesë e krimit të organizuar, nepotist, edhe patriotë, pushtetar i mirë, udhëheqës i mirë, këto nuk shkojnë bashkë

Postimi i plotë i Beqirit:


“Këto ditë dhe jo vetëm këto ditë, kemi një reagim të fuqishëm të miqëve tonë amerikan, britanik, gjerman për krimin e organizuar, korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit, nepotizmin.

E dalin “reagojnë” ata që janë kreator të këtyre të këqijave, edhe me votën e tyre, me veprimin apo mos veprimin e tyre, ata që padyshim janë ndihmesë e fortë e këtyre dëmeve të mëdha që po i bëhen shtetit dhe qytetarëve tonë.

Vërtetë e habitshme, si kanë guxim dhe ftyrë!!!

E për koalicionin PAN-ist nuk do shumë koment, veq mirëqeverisja ka munguar.

Po shpresojmë që qytetarët më nuk do t’iu besojnë këtyre “lotëve të krokodilit”

Ikni se na bëtë horë para qytetarëve dhe miqëve tonë.

Nuk ka shtet të mirëfilltë dhe mirëqenie të qytetarëve, pa sundim të ligjit, pa shtet ligjor.

Edhe hajn shtetëror, i korruptuar, pjesë e krimit të organizuar, nepotist, edhe patriotë, pushtetar i mirë, udhëheqës i mirë, këto nuk shkojnë bashkë, është vetëm një e vërtetë e jo dy.

Kosova është e vogël, secili e din për secilin, ku ka qenë e kush ka qenë dhe ku ka mbërri? Disa asesi me burrni dhe ndershmëri, por me hajni dhe paligjshmëri.

Është koha e fundit të dënohen, me votë dhe para drejtësisë, pavarësisht emrit dhe “fuqisë“ së tyre.

Veq shteti ligjor na nxjerr nga kjo katandisje e thellë”, ka shkruar Beqiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori