Fundjavën e kaluar, më shumë se 200 kompani dhe 20 mijë fansa u grumbulluan në Los Angeles Convention Center për BeautyCon, një festival i përvitshëm që lejon brendet dhe fansat të diskutojnë dhe të informohen mbi të rejat në industrinë e bukurisë
Mes kompanive që nxirrnin në treg buzëkuqe, kishte kompani të ashtuquajtura “njëbrirësh,” term që e ka origjinën nga Silicon Valley dhe përdoret për t’iu referuar sipërmarrjeve të reja që vlejnë 1 miliard dollarë ose më shumë.
Është klima ideale për t’u angazhuar në industrinë e bukurisë: rritja ka qenë domethënëse dhe investitorët janë treguar të gatshëm të investojnë.
Sidoqoftë, jo çdo sipërmarrje do të ketë suksesin e Huda Beauty apo Glossier që vlen rreth 1.2 miliardë dollarë.
Si ia dolën emrat që janë tani kult, si Anastasia Soare e Anastasia Beverly Hills apo Huda Kattan e Huda Beauty?
Anastasia Soare, e cila themeloi kompaninë e saj, të fokusuar te produktet e vetullave, në vitin 1997, ia doli duke vënë re mangësitë në treg.
“Kur iu futa kësaj pune, 20 vite më parë, njerëzit mendonin se isha çmendur. Por s’kishte produkte për vetullat në vitet ’90, kështu që fillova të zhvilloj një linjë të tërë produktesh. Në vitin 2000, dolëm në treg në Nordstrom dhe pjesa tjetër dihet,” thotë Soare, perandoria e të cilës vlen tashmë 3 miliardë dollarë.
Huda Kattan, influencuesja irako-amerikane që u shndërrua në themeluese dhe CEO e Huda Beauty ishte gjithashtu e pranishme në festival. Kompania e saj vlen rreth 1.2 miliardë dollarë.
“Unë mendoj se ne ndërtuam një komunitet dhe kjo është shtysa pas suksesit të kompanisë,” tha ajo.
Porsi Glossier, Huda Beauty ka ndjekës të shumtë në një sërë platformash, ndjekës që i përdor si konsulentë gjatë zhvillimit të produkteve të reja.
“Ngaqë ndjekësit tanë janë shumë të angazhuar, i përdorim për të identifikuar një mangësi në treg dhe për të krijuar produkte që i shërbejnë një qëllimi,” tha Kattan.
“Kur po zhvillonim fondatinën FauxFilter, pyeta audiencën tonë në Instagram për të kuptuar sa mbulim duan, çfarë teksture preferojnë. Na ndihmuan me mijëra njerëz.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe