LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski pret që Kongresi i SHBA-ve ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Pendarovski pret që Kongresi i SHBA-ve ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kryetari Stevo Pendarovski, sot në takim me delegacionin e Gardës Kombëtare të shtetit federativ amerikan Vermont, e udhëhequr nga komandanti i Gardës, komandant Gregory Night tha se pret të përfundojë procedura për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Kongresin amerikan.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, në takim janë cekur bashkëpunimet mes dy ARMV-së dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, nëpërmjet pjesëmarrjes së përbashkët në misionet paqësore, realizimin e ushtrimeve të përbashkët, trajnimi dhe edukimi i pjesëtarëve të dy armatave. Gjatë viteve të kaluar, siç thuhet në njoftim, dy vendet miqësore kanë realizuar mbi 400 trajnime të përbashkëta, në të cilën janë përfshirë më shumë se 450 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari Pendarovski theksoi se me arritjen e Marrëveshjes së Presës, Maqedonia e Veriut ka bërë një hap të madh dhe pret që së shpëjtë të përfundojë procedura për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kongresit të SHBA-ve”, thuhet në kumtesë.


Anëtarësimi i RMV-së në NATO, siç ka thënë Pendarovski, do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Vermontit dhe me SHBA-të, si partner strategjik i shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori