LAJMI I FUNDIT:

AAK reagon ndaj deklaratës së shteteve të Quint-it: Serbisë nuk i intereson dialogu, por armatosja nga Rusia

AAK reagon ndaj deklaratës së shteteve të Quint-it: Serbisë nuk i intereson dialogu, por armatosja nga Rusia

Shtetet e Quint-it në një deklaratë të përbashkët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë sa më parë dialogun në mënyrë që të arrijnë një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal.

Vendet e Quintit kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të dialogut, kanë edhe një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë
Lexo po ashtu Vendet e Quintit kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të dialogut, kanë edhe një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

Burim Ramadani nga AAK në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se dialogu duhet të filloj i pakushtëzuar.


“Për Aleancën është e qartë se dialogu për njohje duhet të fillojë si i pakushtëzuar dhe me intensitet të duhur për përmbylljen e procesit. Sigurisht që kushtëzimi që ka bërë Serbia këtij procesi ka qenë dhe është i papranueshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij Serbia është orientuar kah armatosja nga Rusia, jo për dialog.

“Kjo dëshmon se elita politike në Serbi nuk është e gatshme për dialogun e mirëfilltë për njohje, porse është orientuar kah armatosja nga Rusia”, ka theksuar ai.

Ndryshe në deklaratën e përbashkët të shteteve të Quint-it thuhet se ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Ato kanë kërkuar nga të dy dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e që për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë, ndërsa për Serbinë, ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori