LAJMI I FUNDIT:

Gashi: LDK nuk përjashton mundësinë e koalicioneve parazgjedhore

Gashi: LDK nuk përjashton mundësinë e koalicioneve parazgjedhore

Arben Gashi, nga lidhja Demokratike të Kosovës tha se në parim qëndrimi i LDK-së është që çdo parti të shkoj e vetme në zgjedhje, por nëse partitë parlamentare lidhin koalicion parazgjedhor, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke aluduar me VV-në. Megjithatë Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.

“Vendimet për koalicione deklarohen nga kryetari. Mendoj se LDK është e interesuar që të gjitha partitë parlamentare të shkojnë vet në zgjedhje, që të dimë forcën të të gjitha partive. Ne e dimë cila parti ka forcë të madhe apo të vogël. Nëse kemi koalicion prej partive parlamentare, natyrisht e kemi qëndrimin tonë për koalicion opozitar, ne do të përgjigjem me të njëjtën monedhë, dhe do të bëjmë koalicion”, tha Gashi.

Këto deklarata Gashi i dha gjatë debatit që po mbahet në kolegjin Riinvest, me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?” .


Gashi tha se me situatën e re politike, shpërndarja e Kuvendit do të ndodhë më 22 gusht ashtu siç edhe është paralajmëruar.

“Kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është një situatë politikë që duhet ti kthehet sovranit për të vendosur. Me dorëheqjen e Haradinajt është krijuar një situatë e re politike. Presidenti ka bërë si duket me disa parti të vogla konsultime. Me momentin kur Veseli ka kundërshtuar qe të marrë përsipër formimin e një koalicionit, është krijuar një situatë tjetër. Kështu me 22 gusht do të shpërndahet kuvendi, dhe normalisht janë afate të tjera kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më pak se 30 ditë”, tha Gashi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori