Manastiri i Ardenicës ndodhet në pjesën jugore të Myzeqesë, në një kodër me lartësi 237 metra mbi nivelin e detit. Prej tij dallohen qartë Mali i Tomorit, Divjaka e laguna edhe me tej në Jug, dallohet ishulli i Sazanit dhe Karaburuni. Ndërtimi i tij mendohet se zë fill në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit edhe pse më herët ka ekzistuar një kishës e vogël. Ndërsa, sot ky manastir falë strukturës arkitektonike që është ruajtur ndër shekuj, është shndërruar në një atraksion të rëndësishëm për turistët e huaj edhe vendas.
“Kam lexuar se është një vend fetar shumë i rëndësishëm i rajonit këtu në Myzeqe, që është përdorur për nevoja të ndryshme gjatë historisë së pasluftës. Madje ka qenë edhe burg, por nga fundi i regjimit komunist u përdor për çështje turizmi edhe u restaurua. Kështu unë kam vizituar një kishë shumë të vjetër edhe më vjen mirë që janë të ruajtura kaq mirë ikonostasi edhe pjesët e tjera përbërëse të këtij manastiri”, shprehet një turiste.
Gjatë kësaj ndalese në manastir, numrin më të madh të vizitorëve e zinin turistët francezë. Ata fillimisht janë njohur nëpërmjet guidave elektronike me këtë manastir, ndërsa pas ndalesës që kanë bërë nga afër shprehen të mahnitur nga konservimi dhe ruajtja e objektit religjioz.
Dera e manastirit që qëndron mbyllur ka kthyer mbrapsht edhe shumë vizitorë, për shkak se ata nuk kanë dijeni, që për ta vizituar këtë objekt kulti duhet që të thërrasësh rojën. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme