LAJMI I FUNDIT:

Vetën e quan njeri modern të shpellës, ofron kurse mbijetese

Vetën e quan njeri modern të shpellës, ofron kurse mbijetese

Guido Camia që e quan vetën njeri modern i shpellës, ofron kurse mbijetese në rast të mbetjes në mal, sikur vepronin neandertalët e lashtë.

Në demonstrimet e 37-vjeçarit, që zhvillohen në Alpet e Italisë, përfshihet mënyra si ndizet zjarri me gurë, mbijetesa me dieta që përfshinë vetëm insekte dhe ndërtimi i një strehe  me gjëra që gjenden në ambient, transmeton Telegrafi.


Studenti që dikur studionte që të bëhej shef kuzhine, e la këtë profesion dhe mbijetesën e fiton duke mësuar grup të interesuarish, që duan të dinë si mbijetohet në ambientet e jashtme.

I veshur me lëkurë kafshësh, ai shihet duke u ngjitur në gurë dhe pemë, derisa peshkon me mjete primitive, këmbëzbathur në brigje të lumenjve. Mirëpo, Camia nuk është vetëm një entuziast i ambientit, që ka gjetur mënyrat e tij të mbijetesës dhe i mëson ato pa ndonjë përgjegjësi.

Të gjitha ata që i kryejnë kurset e tij, janë të certifikuar dhe iu njihet nga autoritetet e sigurisë së maleve dhe më pas iu lejohet të bëjnë shëtitje të vetëm dhe nëpër zonat më të egra dhe të pa eksploruara.

Kursi fillestar i tij, fillon nga 100 euro, ndërsa përfshihet vetëm mënyra se si jeton, mirëpo për të mësuar të përdoret heshta, ndezja e zjarrit me gurë dhe forma e peshkimit, çmimi është më i shtrenjtë.

Ndjekësit e kurseve, zakonisht janë praktikues të sporteve ekstreme, ndërsa nuk mungojnë as grupet e ndryshme të nxënësve dhe familjarëve, që duan të mësojë lidhur më këtë eksperiencë të mirë. /Telegrafi/