LAJMI I FUNDIT:

Ia vjedhin gjërat personale në Greqi, Gigi Hadid mbetet e traumatizuar

Ia vjedhin gjërat personale në Greqi, Gigi Hadid mbetet e traumatizuar

Pushimet e fundit për të duket se nuk do të ishin ato me një fund të lumtur.

Modelja Gigi Hadid, 24 vjeçe, zbuloi se nuk ka asnjë interes të kthehej më në Mykonos kur publikoi disa fotografi të enjten në Instagram, duke iu treguar fansave se ishte grabitur gjatë udhëtimit me motrën e saj, Bella, 23 vjeçe.

Babai i saj Mohamed Hadid i tha TMZ-së se vajza e tij është ‘e traumatizuar’ pasi iu grabitën sendet e saj personale, ndërsa ishte duke shëtitur në ishullin grek, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Ajo kishte shkuar atje për të festuar ditëlindjen e motrës së saj më të madhe, Alana, së bashku me motrën tjetër, Bella, dhe miqtë e tyre.

Burimet thanë për TMZ se pas një nate në qytet vajzat u kthyen në shtëpinë e tyre me qira, kur panë se u mungonin: bizhuteri, veshmbathje, çanta dhe syze dielli.

Modelja e “Victoria’s Secret” ndau një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqej para pasqyrës ndërsa në mbishkrimin e saj zbuloi për vuajtjet që ajo pësoi.

Hadid shkruajti se ishte grabitur ndërsa për ishullin Mykonos thotë se nuk do t’ia rekomandonte askujt, duke iu sugjeruar që paratë e tyre t’i shpenzojnë diku tjetër.

Vajzat menduan se mund të ketë qenë një punë e pastruesve, pasi stafi i shtëpisë kishte qasje në hapësirën e tyre, thanë burimet.

Pasi panë se Policia nuk mund të bënte gjë, vajzat shkruan drejt aeroplanit privat, duke shkurtuar udhëtimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Magazina
Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Magazina
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

Magazina
Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Magazina
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Magazina
50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

Magazina
Kalo në kategori