Njihuni me burrin që ka më së shumti tatuazhe në trup, madje edhe hapësirën mes gishtave e ka vizatuar
Burri që ka më së shumti tatuazhe në trup është Lucky Diamond Rich, 47-vjeç nga Zelanda e Re, i cili veten e quan artist.
Emri i tij i vërtetë është Gregory Pol McLaren dhe është futur në librin e rekordeve Guiness, si njeriu me më së shumti tatuazhe, transmeton Telegrafi.
Lucky Diamond Rich qdo pjesë të trupit e ka “zbukuruar” me tatuazhe dhe atë nga dy herë. Konsiderohet si njëri nga yjet më të mëdhenj të cirkut.
Veten e konsideron me fat, pasi ka aftësinë të përpij shpata, të vozit biçikletën e lartë pesë metra dhe të qëndrojë i varur në zinxhir.
“Të gjithë reagojnë në mënyrë të çuditshme kur më shohin për herë të parë. Por, unë jam sikurse çdo njeri tjetër, kam probleme si gjithë të tjerët, vetëm se thjesht e kam vizatuar trupin”, ka deklaruar Rich.
Ai madje ka vizatuar edhe veshët dhe hapësirën mes gishtave në këmbë dhe duar, e në vend të dhëmbëve natyral i ka vendosur disa artificial me ngjyrë të zezë me qëllim që të dukëet më i frikshëm.
Tatuazhin e parë thotë se e ka bërë kur ishte vetëm 16-vjeç, dhe deri më tani i ka kaluar mbi njëmijë orë në shtratin ku kryhen këto tatuazhe. Rich deri më tani ka bashkëpunuar me mjeshtrit më të mëdhenj të tatuazhe nga e gjithë bota.
“Tatuazhin e parë e kam bërë në bel pasi që frikësohesha se do të ma sheh e ëma. Të dytën e kam bërë dy vite më vonë, dhe kështu me radhë fillova ta mbuloj trupin me tatuazhe. Të gjitha paratë që i fitoja i investoja në trup (tatuazhe). Tërë trupin e kam vizatuar si 28-vjeçar, dhe aty vendosa të fillojë sërish nga e para”, ka shtuar burri nga Zelanda e Re. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo fotografi ka shkaktuar të qeshura në Kroaci
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë
Gratë u ankuan se tregtarët i shikonin me përbuzje kur blinin një veturë
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?