Instituti GAP, ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. Platforma është rifreskuar me të dhëna për gjashtë mujorin e parë 2019.
Nga gjithsej 902 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin qershor 2019 janë përmbushur 248 premtime, 110 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 339 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 205 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre, transmeton Telegrafi.
“Për dallim nga gjashtë mujori i fundit i 2018 ku ishte vërejtur një trend pozitiv në përmbushjen e premtimeve nga fusha e arsimit, në gjashtë mujorin e parë të 2019 kjo fushë ka shënuar ngecje. Në gjithsejtë 26 komuna të cilat janë pjesë e monitorimit nga Instituti GAP, në fushën e arsimit janë dhënë 126 premtime. Nga to, vetëm 24 premtime rezultojnë të përmbushura.
Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e infrastrukturës, bujqësisë dhe shërbimeve publike. Ndërsa, përveç arsimit, fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë dhe e urbanizimit”, thuhet në njoftimin e bërë nga instituti GAP.
Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore. Komunat si Skenderaj, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët