Deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Liburn Aliu, se mund të ketë një PAN 2 pak para se të përfundojë afati i dorëzimit të listave zgjedhore, i kanë hudhur poshtë vetë përfaqësuesit e këtij koalicioni.
Aliu, në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, koalicionet parazgjedhore si dhe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Shpërndarja e Kuvendit do t’i sjellë zgjedhjet në fillim të tetorit. Do të kemi fushatë të shkurtë, fund të shtatorit pra do të jemi në fushatë. Mund të ketë PAN 2. Një PAN 2 është shumë lehtë për tu krijuar, nëse shkojmë vetmas në zgjedhje. Mund të ndodhë sikur herën e kaluar, pak para se të përfundon afati i dorëzimit të listave mund të kemi një koalicion tjetër PAN 2″, ka thënë ai.
Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë për Telegrafin se PAN-i i takon së kaluarës.
Sipas tij, PDK do të bëjë koalicion me shtresën e shoqërisë.
“PDK në këto zgjedhje do të ketë koalicion vetëm me qytetarët e Kosovës dhe do udhëheq vetë qeverinë e Kosovës. Si partia më e madhe në vend ne do të kemi koalicione me parti joparlamentare dhe me shtresa të ndryshme të shoqërisë, PAN i takon së kaluarës dhe nuk do të jetë përsëritje e së ardhmes”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa, Ahmet Isufi, nga AAK deklaratat për një koalicion PAN 2 i ka quajtur spekulime të çarqeve të caktuara.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të shkojë si e vetme në zgjedhje për shkak se në bazë të sondazheve dhe të përceptimit në opinionin publik, si dhe të aderimit të shumë kuadrove që po ndodhin në AAK, do të dal partia e parë. Prandaj do të konkurojmë si e vetme. Spekulimet e qarqeve të caktuara nuk e dimë prej nga vijnë, por tani është koha e parazgjedhjeve dhe normalishtqë do të ketë deklarata të ndryshme”, ka thënë Isufi për Telegrafin.
Në anën tjetar Haxhi Shala, nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se nuk do të ketë një PAN 2.
“Nuk ka mundësi të ndodhë koalicioni PAN 2. Ne jemi njëqind për qind të tërhequr nga koalicioni PAN 2”, ka thënë ai për Telegrafin.
Shala i pyetur për koalicionet parazgjedhore me partitë tjera, ka thënë se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.
“Deri më tani jemi të vendosur të shkojmë vetë në zgjedhje”, ka theksuar ai.
Ndryshe ditë më parë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur ka caktuar datën 22 gusht që të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet në Maqedoni, të gjitha vendvotimet në dhjetë komunat në juglindje janë të hapura
Dyshohet se vodhën katër bateri akumuluese nga antena e Telekomit të Kosovës, arrestohen dy persona në Shtime
Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisjen biometrike
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?