Autoritetet në Kosovë kanë reaguar pas disa deklaratave të zyrtarëve të ushtrisë së Serbisë, se kanë mbështetjen e Rusisë se si po veprojnë në lidhje me Kosovën.
Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj deri sa ka komentuar deklaratën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsilloviq, se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë, ka thënë se provokimet duhet të pushojnë në Serbi.
“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsilloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Mojsilloviq, i cili ka qëndruar për vizitë në Moskë të Rusisë, i ka thënë të përditshmes serbe ‘Vecernje Novosti’, se “kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse, se si të veprojmë në lidhje me Kosovën”.
“Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri, por në të gjithë Kosovë”, ka thënë Mojsilloviq.
Zëvendësministri në dorëheqje, i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani tha se e vërteta është se këto janë mesazhe kërcënuese të Serbisë janë për gjithë rajonin dhe se sipas tij nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën.
“Sigurisht që për të gjithë ne në Kosovë kjo nuk është as e habitshme e as e befasishme, por se kjo edhe një herë e dëshmon që ushtria të cilën e udhëheq Mojsilloviq është e trashëgimisë gjenocidiale të spastrimit etnik dhe e shkatërrimit që ka bërë në shtete të ndryshme në rajon. Si e tillë trashëgimia në logjiken e tyre politike ka mbetur e njëjtë. Besoj se ky duhet të jetë një sinjal i qartë për NATO-n, për partnerët ndërkombëtarë se fatkeqësisht, Serbia nuk ka ndryshuar as edhe një pikë nga qëndrimet e Millosheviqit”, tha Ramandani.
Ramadani theksoi se ushtria e Serbisë nuk ka qasje në Kosovë dhe as që mund të ketë.
“Ta kemi të qartë se as një këmbë e ushtarit të Serbisë nuk mund të futet në Kosovë por se këto janë deklarata provokuese të sistemit të Millosheviqit”, tha Ramadani.
Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovës, Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe, veçanërisht ato të ushtrisë, vazhdimisht kërcënojnë dhe tregojnë për praninë e Rusisë, veçanërisht në Serbi, në veri të Kosovës dhe Republikën Serbe.
Ai thotë se këto kërcënime do të ndikojë në situatën e tensionuar në rajon dhe se sipas tij kërcënimet nuk janë të rastësishme.
“Është një kërcënim i drejtpërdrejtë jo vetëm për autoritet e shtetit në Kosovë, por edhe për praninë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-in që është mision in NATO-s si dhe është kërcënim edhe për misionin e BE-së, pra EULEX-in”, tha Ibishi.
Në fund të muajit të korrik, Ministri serb i Mbrojtjes, në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se armatosja e Serbisë bëhet “vetëm për hir të paqes”.
“Sa më të fuqishëm që jemi, lufta do të jetë më larg nesh”, është shprehur Vulin.
Gjatë muajit korrik, Rumania, shtet anëtar i NATO-s, ka parandaluar dërgesën e 60 tankeve ruse dhe mjeteve tjera të armatosura, përmes Lumit Danub për në Serbi, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës.
Rusia në vitet e fundit ka punuar shumë për të kthyer apo për të rritur ndikimin në Evropë, në përgjithësi dhe po ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, vlerësojnë njohësit e fushës së diplomacisë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak