LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarit i humb kuleta në Prishtinë, por i kthehet prapa nga një tjetër mërgimtar

Mërgimtarit i humb kuleta në Prishtinë, por i kthehet prapa nga një tjetër mërgimtar

Nuk janë të pakta rastet kur kuletat humbin bashkë më paratë dhe dokumentet e identifikimit, dhe në fund ato nga njerëz të papërgjegjshëm përfundojnë në ndonjë qosh të rrugës.

Mirëpo ka edhe raste të tilla kur kuletat e humbura hasin në duart e personave me vullnet të mirë, që kërkojnë pronarin e kuletës edhe kthejnë atë prapa.


Një gjë e tillë ka ndodhur me kuletën e humbur të një mërgimtari nga Lipjani, e cila fatmirësisht është gjetur nga qytetari Bes Prekazi, i cili po ashtu jeton jashtë Kosovës në Norvegji.

Prekazi pasi ka gjetur kuletën në Prishtinë, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, duke kërkuar ndihmë nga miqtë që ta gjejnë personin të cilit i përket kuleta dhe ta kthejnë atë.

Pas disa shpërndarjeve që ka bërë, Prekazi ka arritur ta takojë pronarin e kuletës dhe t’ia japë atë. Veprimi i Prekazit është përshëndetur nga miqtë e tij si dhe nga vetë pronari i kuletës, i cili pasi ka pranuar kuletën e tij,  ka falënderuar atë për sjelljen e mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori