Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj gjatë bashkëbisedimit sot me qytetarët e mërgatën e Mitrovicës pati edhe një moment tensioni.
Një i moshuar, teksa iu dha mundësia për t’i shtruar pyetje Haradinajt, e kritikoi atë, duke i thënë se pse mjetet për autostradën e Dukagjinit nuk i ka investuar në ndërmarrjen “Trepça”.
Po ky qytetar, i prezantuar si anëtar i Kryesisë së sindikalistëve të pensionuar të ‘Trepçës’, iu drejtua Haradinajt duke i thënë si ashtu sikurse edhe qeveritë e kaluara, edhe Qeveria në ikje nuk ka bërë mjaftueshëm për funksionalizimin e Trepçës.
“Të falënderojmë që e ke liruar ‘Trepçën’, por ‘Trepça’ pa një financim nuk mund pa para. Unë e kam paraparë që atë miliardin që e keni dhënë Dukagjin-Pejë, a më mirë ka qenë gjysmën e atij miliardi t’i jepet ‘Trepçës’ për t’u ngritur. Atëherë kur vjen 10-vjetori ‘Trepça’ e ngrit Kosovën dhe i thotë Zvicrës ti je ti dhe unë jam unë, kurse ‘Trepça ‘në kohën e komunizmit 47 për qind e ka furnizuar Jugosllavinë, e cila nuk ka marrë asnjëherë kredi pa e marr Trepça. Sot janë 1400 punëtorë, deri më datën 20 nuk mund t’i marrin pagat kur ia lëshoni ju Qeveria, nuk ka, pse nuk ka pasi dikush ia ka qit gishtin me shit edhe këtë“, tha ai, përcjell KP.
I acaruar ndaj kësaj deklarate, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka reaguar duke i thënë këtij qytetari se duhet t’i vijë marre të bëjë krahasime të tilla. Ai madje tha se falë Pejës dhe Gjakovës nuk është ndarë Mitrovica, dhe po vazhdon të mbrohet në këtë aspekt.
“E përmende Pejë-Gjakovë, pak o marre për ty, se e dinë çka kanë bërë Peja dhe Gjakova për Mitrovicë, është njëjtë sikur me ta ndalë ty rrugën prej Prishtinës deri në Mitrovicë, nuk duhet ashtu të flitet. A është në rregull me ta ndalë rrugën që vjen prej Prishtinës në Mitrovicë, me të thënë që po i jap për ‘Trepçën’, ruani mos bënë kështu jemi në një vend. Ajo Pejë e ajo Gjakovë kanë bërë që mos të ndahet Mitrovica sot, edhe ata njerëz janë duke ndenjur në vijë të parë mos të ndahet Mitrovica, përnjëmend janë duke ndenjur në vijë të parë, janë duke vuajtur me familje, vetëm mos me u nda”, tha Haradinaj.
Situatën u mundua ta relaksojë kryetari i Komunës së Mitrovicës, por që Haradinaj tha se ‘nëse do debat për këtë çështje mund të hyjnë në debat, por që përgjigjen ia dha nga zemra qytetarit nga Mitrovica’.
I moshuari shprehu edhe pakënaqësi të tjera, uke përmendur se një rrugë në Shalë të Mitrovicë ka mbetur e paasfaltuar shkaku i parave./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?