Sheshi qendror i Ferizajt ‘vërshoi’ sot nga qindra produkte të sjella për ekspozim nga bujqit dhe fermerët ferizajas.
Nga mëngjesi, në këtë shesh ngritën stendat e tyre bujq të ardhur nga fshatra e zona tjera të Ferizajt dhe më gjerë në hapje të Panairit të produkteve bujqësore që po organizohet për herë të dytë si rrjedhojë e bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës IKC.
Për të bashkëbiseduar me bujqit, fermerët si dhe për të parë e blerë produktet e tyre, doli edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Investimet në mekanizëm bujqësor, ndihmesa me produkte e pajisje e subvencionime të tjera ishin theksi që vuri i pari i Ferizajt, në fjalën e tij. Tutje, ai u zotua se do të vazhdojë dhe rritet mbështetja për bujqit ferizajas.
“Dëshirojmë t’ju mbështesim, sepse duhet jetuar nga puna dhe ne e çmojmë punën tuaj dhe dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj pune të ndershme. Dëshirojmë të jemi e mbështetjes së njerëzve që e zhvillojnë ekonominë, por mbi të gjitha me produktet tuaja, sigurohet edhe shëndeti i qytetarëve, pasi nuk ka më mirë dhe më sigurt se të konsumosh prodhime vendore”, tha kryetari Aliu.
Përfaqësuesi i IKC, Agron Arifi, duke falënderuar Komunën e Ferizajt për mbështetjen e pakursyer në organizimin e këtij panairi, tha se ky organizim është një mundësi për rritjen e shitjes së produkteve vendore. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City